Daikin VRV, shpikur prej nesh

Daikin VRV, shpikur prej nesh

Standardi i industrisë për kontrollin total të klimës.

Një kombinim unik i teknologjive me efikasitet energjie

Sistemet Daikin VRV reduktojnë konsumin tuaj të energjisë duke optimizuar performancën sezonale me njësi efikase të brendshme dhe të jashtme, teknologji inovative dhe kontrolle inteligjente të menaxhimit të energjisë.

vrt-logo-vrv.png
  • E shpikur nga Daikin, teknologjia jonë Variable Refrigerant Temperature përshtat automatikisht temperaturën e agjentit ftohës sipas ngarkesës për komoditet optimal të përdoruesit dhe rrit efikasitetin sezonal me deri në 28% kur krahasohet me zgjidhjet e tjera
  • Njësitë tona unike me vetëpastrim rrisin kursimet me deri 50% krahasuar me kasetat standarde dhe njësitë e fshehura në tavan
  • Sistemi inovativ i rikuperimit të nxehtësisë e ripërdor energjinë në mënyrë më efikase për ngrohje dhe ftohje për komoditet dhe për prodhim të ujit të ngrohtë
breeam-logo-vrv.png
  • Kontrolli i saktë për shumë zona ju lejon të kontrolloni kate dhe dhoma të ndryshme individualisht për të reduktuar konsumin e përgjithshëm të energjisë
  • Ngroheni dhe ftoheni ndërtesën tuaj duke përdorur energjinë e rinovueshme nga toka
  • Duke zgjedhur Daikin ju keni partnerin më të mirë për certifikimet tuaja të ndërtesave "të gjelbra", të tilla si BREEAM, LEED, etj.

Projektuar për të ofruar komoditet

Me kontrollin për shumë zona, ju mund të menaxhoni me saktësi klimën e kateve dhe dhomave të ndryshme. Sensorët e dyshemesë dhe të pranisë e drejtojnë ajrin larg nga ju për të krijuar një qarkullim të përkryer të ajrit, ndërsa Variable Refrigerant Temperature parandalon korrentet e ftohta. Projektuar me teknologjinë me qetësi si pëshpërimë, VRV punon aq qetë sa ju madje harroni që ndodhet aty.

Produktet cilësore dhe njerëzit

Politika jonë për zero-defekte nënkupton se ne testojmë në mënyrë të përsëritur çdo njësi gjatë prodhimit për t'u siguruar që ajo të funksionojë në mënyrë të përkryer për vitet në vazhdim. Ne kemi gjithashtu edhe rrjetin më të madh të mbështetjes në dispozicion, në mënyrë që një teknik i certifikuar nga Daikin të jetë gjithmonë gati për t'ju ndihmuar.

Kontroll lider në treg

Pajisur me kontrollin e Variable Refrigerant Volume të Daikin, ju mund të ruani kontrollin individual të zonave të ndryshme, dhomave dhe kateve me Daikin VRV.

Lidhni Daikin VRV me Building Management System, i cili integrohet në mënyrë të përkryer me pajisjet e palëve të treta, në mënyrë që të mund të kontrolloni klimën tuaj, ndriçimin, alarmet, etj. me një ndërfaqe të vetme.

Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në ndërtesën tuaj

Nga ngrohja dhe ajri i kondicionuar me efikasitet energjie, deri te ajrosja dhe menaxhimi i ndërtesës, ne kemi zgjidhje klime për zyrat dhe ndërtesat tuaja.

  • Minimizoni humbjet e ajrit të ngrohtë dhe të ftohtë përmes hyrjes me një perde ajri Biddle
  • Kaseta unike plotësisht e sheshtë integrohet në mënyrë të përkryer në tavanet e varura dhe me funksionimin e vet pa zhurmë nuk ju shqetëson
  • Mundësoni tavane të larta duke instaluar ngrohje nën dysheme për të ngrohur ajrin pranë tokës
  • Thithni ajër të freskët dhe të pastër pa myk dhe substanca alergjike me HRV-në tonë Plug-and-Play ose me njësitë e trajtimit të ajrit për ajrosje
  • Integroni me lehtësi ujin e ngrohtë nëpër kuzhinat dhe tualetet tuaja
  • Ftohje e sigurt e infrastrukturës deri në -20°C për dhomat e serverëve
vrv-logo-vrv.jpg
Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në ndërtesën tuaj
  • Sensorët inteligjentë e drejtojnë qarkullimin e ajrit larg njerëzve dhe e kalojnë automatikisht njësinë në regjimin me kursim energjie ose e fikin kur zbulojnë se dhoma është bosh
  • Programet inteligjente e bëjnë kontrollin e klimës të lehtë në të gjithë ndërtesën dhe BMS (Sistemi Menaxhues i Ndërtesave) ju lejon të integroni dhe kontrolloni të gjitha aspektet e ndërtesës suaj (ngrohje, ftohje, energji elektrike, ndriçim, ashensorë, etj.)

VRV IV

Sistemet tona VRV IV kanë rritur standardet e tregut për komoditetin e klimës dhe performancë. Dizajni i thjeshtë i plotë ofron instalim të shpejtë, fleksibilitet të plotë si edhe efikasitet dhe komoditet absolut.

Temperatur e ndryshueshme e agjentit ftohës

Si teknologji unike e Daikin, Variable Refrigerant Temperature përshtat vazhdimisht si temperaturën e kompresorit me inverter ashtu edhe temperaturën e agjentit ftohës, duke dhënë kapacitetin e nevojshëm për të arritur ngarkesën e ndërtesës me efikasitetin sezonal më të lartë të mundshëm.

Ngrohje e vazhdueshme

VRV IV siguron ngrohje të vazhdueshme gjatë ciklit të shkrirjes. Pompat e tjera të nxehtësisë ndalojnë së funksionuari gjatë ciklit të shkrirjes, por VRV IV është e pajisur me elementin tonë unik të akumulimit të nxehtësisë që ruan energjinë gjatë procesit të ngrohjes. Energjia e ruajtur më pas përdoret për të shkrirë njësinë, ndërsa siguron komoditet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Konfiguruesi i VRV

Çdo njësi VRV IV vjen e pajisur me konfiguruesin tonë unik të VRV. Kjo është një zgjidhje softueri që thjeshton konfigurimin dhe komisionimin e lehtë. Instaluesi juaj shpenzon më pak kohë në konfigurimin e njësive të jashtme dhe është e lehtë për të personalizuar cilësimet sipas nevojës së ndërtesës suaj.

Njësitë tona të jashtme lider për VRV

VRV-IV-Heat-recovery-grid-v4.jpg

Rikuperimi i nxehtësisë VRV IV

  • Efikasitet dhe komoditet lider
  • Teknologjia e rikuperimit të nxehtësisë e ripërdor energjinë për të ofruar falas ngrohje dhe prodhim të ujit të ngrohtë
  • Ngrohje dhe ftohje e njëkohshme për komoditet maksimal
VRV-IV-Heat-pump-grid-v4.jpg

Pompa e nxehtësisë VRV IV

  • Zgjidhje optimale për komoditet të shkëlqyer
  • E përputhshme me një shumëllojshmëri njësish të brendshme elegante
VRV-IV-s-series-grid-v3.jpg

VRV IV S-series

  • Ventilatori shumë kompakt kursen hapësirë
  • E përputhshme me një shumëllojshmëri njësish të brendshme elegante
VRV-IV-i-series-grid-v3.jpg

VRV IV i-series

  • Instalimi i padukshëm i mban njësitë tuaja jashtë shikimit
  • Pompë nxehtësie unike VRV për instalim të brendshëm
  • Instalim fleksibël dhe i thjeshtë për të gjitha ndërtesat falë njësisë së jashtme me 2 pjesë
Water-cooled-VRV-grid-v3.jpg

VRV me ftohje me ujë

  • Ideale për ndërtesat e larta dhe
  • Emetime të reduktuara të CO2 falë përdorimit të ujit si burim ngrohjeje
  • Dizajni kompakt dhe me peshë të lehtë kursen hapësirë
  • Variable Water Flow rrit fleksibilitetin dhe kontrollin

Projektuar për enterierin tuaj

Disponohet gama më e gjerë e njësive të brendshme. Zgjidhni emetuesin më të mirë për hapësirën tuaj.

Kaseta me montim në tavan

Kaseta me montim në tavan

Nuk është nevoja të sakrifikoni hapësirën e çmuar të dyshemesë apo hapësirën e murit.

Zbuloni kasetën me qarkullim rrethor

-Sensorët inovativë inteligjentë krijojnë komoditet të përkryer
-Funksioni i vetëpastrimit e bën mirëmbajtjen të thjeshtë dhe rrit efikasitetin e energjisë 50%
-Funksionimi 360° garanton një shpërndarje të përkryer të qarkullimit të ajrit

Zbuloni kasetën tonë plotësisht të sheshtë

-Dizajn unik i Daikin
-Integrohet plotësisht rrafsh në pllakat standarde arkitekturore të tavanit

Njësi e fshehur në tavan

Njësitë e fshehura në tavan

Integrim i përkryer në enterierin tuaj.

Ideale për ndërtesat me tavane të varura, njësitë e fshehura në tavan integrohen në mënyrë të përkryer me enterierin tuaj dhe janë praktikisht të padukshme. Duke ofruar gamën më të gjerë të njësive të disponueshme në treg, ne kemi zgjidhjet që plotësojnë çdo nevojë të çdo ndërtese.

  • Nivelet më të ulëta të lartësisë dhe zhurmës të disponueshme në treg
  • Gamë e gjerë ESP-je nga 10 Pa deri 270 Pa
  • Filtër unik me pastrim automatik për besueshmëri dhe efikasitet maksimal

Modelet e tjera

Modelet e tjera

Zgjidhje fleksibël aty ku integrimi në tavan është i pamundur.

Ne ofrojmë një shumëllojshmëri zgjidhjesh për ndërtesat ku është e pamundur të integrohet njësia direkt brenda tavanit.

Me montim në mur:

  • Ideale për rinovimet dhe ristrukturimet
  • I lehtë për t'u instaluar
  • Gamë e gjerë njësish moderne, duke përfshirë Daikin Emura

Me varje në tavan:

  • Me varje nga tavani
  • Qarkullimi unik në 4 drejtime eliminon zonat e vdekura

Me qëndrim në dysheme:

  • Ideale për situatat ku nxehtësia është nevoja juaj kryesore

Plotësojnë zgjidhjen

Zgjidhje të ajrosjes të integruar

Ne jemi krenarë të ofrojmë gamën më të gjerë të ajrosjes DX të disponueshme në treg. Nga njësitë e vogla të ajrosjes për rikuperimin e nxehtësisë deri te njësitë e mëdha për trajtimin e ajrit, ne krijojmë mjedise të freskëta, të shëndetshme dhe komode për të gjitha situatat. Çdo njësi ajrosjeje integrohet me sistemet tona VRV si zgjidhje Plug-and-Play.

Menaxhimi Inteligjent i Ndërtesës

Me Daikin, menaxhimi i ndërtesës nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri sistemesh kontrolli që integrohen me sistemin tuaj VRV për t'ju ndihmuar të menaxhoni konsumin e energjisë së ndërtesës suaj me efikasitet dhe efektivitet.

  • Ndërfaqja intuitive e ekranit me prekje e bën të lehtë kontrollin e klimës suaj
  • Lidhuni me Daikin Cloud Service dhe kontrolloni sistemin tuaj nga çdo vendndodhje, në çdo kohë
  • Integroni pajisje të palëve të treta për të krijuar një mini-Building Management System me efikasitet në kosto
Replacement_tcm135-147678_standard.png

Zëvendësime me efikasitet në kosto

VRV zëvendësuese është një zgjidhje me efikasitet në kosto ideale për zëvendësimin e sistemeve më të vjetra dhe më pak efikase. Duke ripërdorur tubat dhe lidhjet elektrike ekzistuese, eliminon ndërprerjet në operacionet tuaja të përditshme.

Mësoni më shumë rreth zgjidhjeve tona të zëvendësimit

Teknologjia unike e pastrimit automatik

Njësitë tona me qarkullim rrethor dhe njësitë e fshehura në tavan kanë filtra opsionalë me vetëpastrim që rrisin efikasitetin, komoditetin dhe besueshmërinë për klientët ose mysafirët tuaj duke maksimizuar kënaqësinë e tyre.

Mësoni më shumë

Shihni të gjitha produktet tona