

Almakos dooel
Kompania Almakos Klima u themelua më 12.02.2012 në Gostivar si përfaqësues zyrtar dhe agjent shitjesh për DAIKIN AIRCONDITIONING CENTRAL EUROPE për territoret e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Aktiviteti
Aktiviteti kryesor i kompanisë është të ofrojë mbështetje teknike, logjistike, shitje dhe marketing për partnerët e autorizuar DAIKIN në tregjet ku operon.
Kompania Almakos Klima është përgjegjëse të ofrojë edukimi të vazhdueshëm për partnerët, projektuesit dhe të gjithë të tjerët që vijnë në kontakt me produktet DAIKIN.
Vizioni dhe misioni
Vizioni i Almakos Klima është vënia në pozitë udhëheqëse markën DAIKIN në tregjet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Të udhëhequr nga një qëllim, se cilësia duhet të jetë në dispozicion për të gjithë, ne punojmë për të plotësuar nevojat e çdo konsumatori, pavarësisht nëse është nga segmenti rezidencial, komercial ose industrial. Ne nuk ofrojmë produkt, ne japim zgjidhje.
Misioni i Almakos Klima është që të vendosë DAIKIN në treg si një simbol i cilësisë, besueshmërisë dhe jetëgjatësisë, e cila në sajë të teknologjive të larta, u jep përdoruesve komoditet optimal sa i përket kontrollit të klimës së brendshme. Përveç kësaj, ne punojmë që të rrisim vetëdijen për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme, dhe në këtë mënyrë efikasitetin e energjisë, duke marrë parasysh mbrojtjen e mjedisit.
Misioni ynë
Ne jemi të angazhuar të ofrojmë produkte me cilësi të lartë dhe zgjidhje totale për klimën për të krijuar mjedise të brendshme komode dhe ekologjike për të gjithë njerëzit dhe rajonet e botës.
Vlerat themelore të Grupit Daikin Europe janë:
- Kredibiliteti absolut - një angazhim për të ndërtuar marrëdhënie bazuar në besimin dhe transparencën me klientët, kolegët, partnerët e biznesit dhe komunitetet.
- Menaxhimi i ndërmarrjes - një angazhim për të ndërtuar një kompani përmes inkurajimit dhe shpërblimit të nismës dhe përsosmërisë së punonjësve.
- Marrëdhëniet harmonike personale - një angazhim për një vend pune në të cilin të gjithë punojnë me dedikim për të plotësuar objektivat dhe sfidat e Daikin
Përgjegjshmëria korporative dhe shoqërore (CSR)
Si pjesë e Daikin Group, Daikin Europe përpiqet të jetë lider në rang botëror në çdo aspekt të biznesit të vet. Përgjegjshmëria sociale korporative është më shumë se një nismë e mirë e Daikin. Ajo është e integruar në ADN-në e kompanisë dhe i jep formë kulturës korporative. Te “Vlerat themelore”, “Filozofia e Grupit” dhe “Manuali i etikës korporative”, diskutohet mënyra se si Daikin dëshiron të bëjë biznes dhe të marrë përgjegjësi për veten dhe të tjerët.
Filozofia e Grupit
Menaxhimi i Daikin ka formuluar një filozofi të qartë të Grupit për të formuar mendësinë themelore që mund ta ndajnë të gjithë në Grupin Daikin. Filozofia e Grupit Daikin u jep mundësinë të gjithëve në Grup të gjenerojnë ide dhe propozime, të marrin vendime ose të bëjnë gjykime të përgjegjshme dhe të ndërmarrin veprime fleksible gjatë punës së tyre.
Etika Korporative
“Etika Korporative e Daikin” janë një shprehje e vlerave themelore dhe përbëjnë një kuadër për vendimmarrje. Është përgjegjësia personale dhe detyrimi i çdo anëtari të Grupit të Daikin Europe të respektojë standardet e larta etike dhe ligjore të sjelljes të shkruara ose të pashkruara, qoftë kur detyrohen ose jo nga ligji.
Mësoni më shumë
-
About Us BrochurePDF | 6.56MB