Ajri është i pazëvendësueshëm për ekzistencën tonë dhe roli ynë në mbrojtjen e tij vazhdon të zgjerohet.
"Synojmë rritje ekologjike dhe shoqëri ekologjike përmes forcës teknologjike dhe burimeve njerëzore të jashtëzakonshme"
- Masanori Togawa, President dhe Drejtor Ekzekutiv, Daikin Industries, Ltd.
Ajri është i pazëvendësueshëm për ekzistencën tonë dhe roli ynë në mbrojtjen e tij vazhdon të zgjerohet. Që prej vitit 1924, ne jemi përkushtuar me një pasion të pashoq për të mposhtur sfidat e ajrit gjithnjë në ndryshim për t'u bërë prodhuesi lider i pajisjeve të ajrit të kondicionuar. Duke shfrytëzuar teknologjinë tonë inovative, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë dhe zgjidhje sistemesh për të krijuar mjedise të brendshme komode dhe ekologjike për të gjithë njerëzit dhe rajonet e botës.
Ky është dhe do të jetë gjithmonë misioni i Daikin.
Daikin Europe N.V.
Si filial i zotëruar plotësisht nga Daikin Industries Limited, Daikin Europe N.V. (DENV) përfaqëson administrimin, zhvillimin, montimin dhe shitjet e Daikin në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Me seli në Ostend, Belgjikë, fabrikat tona evropiane të prodhimit shtrihen deri në Plzen dhe Brno, në Republikën Çeke, Güglingen, Gjermani dhe Hendek, Turqi.
Sot, Daikin Europe Group është krenar për një rrjet të fuqishëm shitjesh me 17 kompani partnere, 4 zyra shitjesh dhe një rrjet të tërë shpërndarësish të pavarur dhe kontaktesh për shitje në më shumë se 50 vende në mbarë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën (EMEA).
Fabrikat tona evropiane në një vështrim të shpejtë
Daikin Europe N.V. - Pasqyrat e konsoliduara financiare
(në milionë euro)
04/2015-03/2016 | 04/2014-03/2015 | 04/2013-03/2014 | 04/2012-03/2013 | 04/2011-03/2012 | |
Shitjet neto | 2.126,3 | 1.845,3 | 1.852,5 | 1.846,2* | 1.800,4** |
Rezultati operacional | 167,7 | 119,1 | 146,8 | 120,2 | 127 |
Fitimi përpara taksave | 159 | 100,3 | 127,2 | 97,9 | 94 |
Të ardhurat neto | 119,4 | 88,0 | 91,7 | 65,7 | 61 |
Totali i aseteve | 1.500 | 1,463 | 1,376 | 1,338 | 1,370 |
Totali i kapitalit | 992 | 959 | 920 | 875 | 882 |
Shifrat bazohen në parimet e përgjithshme të kontabilitetit të Belgjikës
I gjithë Grupi Daikin Europe në fund të vitit fiskal 2015 (mars 2016) kishte të punësuar një personel prej 6099 punonjësish
* Daikin Turykey & ServiceNed B.V. 15 muaj
** Daikin Airconditioning Central Europe Group & ROTEX Heating Systems Group 15 muaj
*** McQuay Hellas S.A. Rotex Italy 15 muaj
Etapat e Daikin
- Prezantohet gama e produkteve Bluevolution, që përfshin aplikime ajri rezidenciale dhe të lehta komerciale, si dhe kasetën me qarkullim në të gjitha anët. Të gjitha sistemet janë të pajisura me agjentin ftohës revolucionar R-32.
- Blihet prodhuesi italian i ftohjes frigoriferike komerciale, Zanotti.
- Themelohet Daikin Air Conditioning Egypt (DAE).
Prezantohet
- Daikin Altherma Flex Type për pallate dhe ndërtesa kolektive.
- Nexura, një njësi elegante për ngrohje dhe ftohje me një panel të përparmë rrezatues për komoditet optimal.
Blihet
- McQuay Hellas (Greqi).
Zhvillohet
- Një projekt ndërkombëtar për të projektuar ndërtesa me energji net-zero në Gjermani.
Merret
- Certifikata ndërkombëtare Occupational Health and Safety Assessment Series (OHSAS) 18001 për të garantuar sigurinë e punonjësve, nënkontraktorëve, vizitorëve dhe komuniteteve rrotull.
Blihet
- Kälteanlagen Import GmbH, që bëhet Daikin Europe Hamburg Marine Office.
- Biznesi i aplikuar dhe i shërbimit i ACT.
Prezantohet
- Pompa e nxehtësisë Daikin Altherma me temperaturë të lartë.
- Daikin Emura: një njësi me montim në mur e njohur për dizajnin e vet të vlerësuar me çmime.
Merret
- Daikin Altherma me temperaturë të ulët bëhet pompa e parë e nxehtësisë që merr etiketën European Ecolabel për performancën e vet të jashtëzakonshme mjedisore.
Blihet
- Prodhuesi gjerman i ngrohjes Rotex GmbH për të zgjeruar gamën e produkteve të Daikin dhe për të forcuar pozicionin tonë në tregun e ngrohjes.
- McQuay International FZE në Lindjen e Mesme, McQuay Szanyo dhe Szanyo Service në Evropën Qendrore, si dhe distributori suedez Svenska Daikin A.B., (tani i njohur si Daikin Sweden A.B.).
- Themelohet Daikin si zotërues i vetëm i Itho Air Conditioning B.V., (tani i njohur si Daikin Air Conditioning Netherlands).
- Prezantohet kaseta me qarkullim në të gjitha anët: një kasetë me montim në mur me R-410A me motiv qarkullimi ajri rrethor 360º për qarkullim ajri dhe shpërndarje të temperaturës të përmirësuar dhe të njëtrajtshme.
Prezantohet
- Ururu Sarara: kondicioneri i parë Split në botë që ofron kondicionim të ajrit, purifikim, kontroll lagështire dhe ajrosje në një paketë të vetme.
- Daikin Altherma: një pompë e re nxehtësie për tregun e ngrohjes së shtëpive. Një sistem i llojit "e gjitha në një" ofron ngrohje, prodhim të ujit të ngrohtë në shtëpi dhe ftohje (opsionale).
Themelohet
- Daikin Air Conditioning South Africa si partner i DENV.
- Daikin Europe Middle East Office si partner shitjesh në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.
- Daikin Air Conditioning Greece SA si filial i DENV.
- Daikin Device Czech Republic s.r.o, një fabrikë kompresorësh në Brno, për të furnizuar kompresorë për fabrikën tonë në Plzen.
- Daikin Europe Irish Office.
Blihet
- OYL Industries, kompania mëmë e McQuay International, AAF International dhe J&E Hall nga DIL. Këto blerje i lejojnë DENV të zgjerojë gamën e vet të produkteve për të përfshirë njësitë e trajtimit të ajrit dhe çillerët e mëdhenj.
1935
- Prodhohet gaz fluoro-karbonik.
- Akira Yamada themelon "Osaka Kinzoku Kogyosho Limited Partnership" në Japoni, i specializuar në sistemet e "nxjerrjes së ajrit". Kompania shumë shpejt arrin nivele të paprecendenta shitjesh falë kërkesës së lartë dhe cilësisë së shkëlqyer të produktit. Nga viti 1930 e tutje, me emrin e Daikin, kompania specializohet në prodhimin e sistemeve të ftohjes dhe frigoriferëve, duke zhvilluar me sukses agjentin e vet ftohës.