



Kapacitet i lartë ngrohës
Kjo pompë nxehtësie VRV do ta mbajë ngrohtë ndërtesën tuaj dhe banorët e saj edhe në klimat më ekstreme.
Një valvul devijimi e gazit të nxehtë nuk lejon akumulimin e akullit dhe redukton numrin e cikleve të shkrirjes.
Kompresori i injektimit të avullit me valvulën unike të kontrollit siguron kapacitet maksimal në çdo moment edhe në ngarkesë të ulët.
Efikasitet i lartë stinor
Për të ofruar efikasitet të lartë sezonal, edhe në ngarkesë të pjesshme, kompresori ka një portë unike të kontrollit të presionit të kthimit. Kjo siguron që, në ngarkesë të ulët, spiralja e lëvizshme të ketë presion të mjaftueshëm për të parandaluar rrjedhjet e agjentit ftohës në kompresor, duke rritur efikasitetin edhe në ngarkesë të ulët.
Përveç kësaj, Variable Refrigerant Temperature e krijuar prej nesh përshtat temperaturën e agjentit ftohës për të parandaluar humbjet e energjisë.


Vërtet efikas
Testuar dhe matur me njësitë tona të brendshme më solide, mund të keni garancinë se VRV do të ketë një performancë në realitet njësoj si në letër. Zbuloni më shumë rreth njësive tona efikase në uebsajtin tonë me akses falas.
Zgjidhje e plotë HVAC për ndërtesën tuaj
Duke u lidhur lehtë me një sërë njësish të brendshme elegante, kuti uji për ujë të nxehtë, perde ajri Biddle dhe njësi ajrosjeje, VRV IV C+ series ofron një zgjidhje të plotë për ndërtesën tuaj. Ajo do të krijojë klimën e përkryer të brendshme me komoditet, falë funksioneve të Daikin VRV IV, si p.sh. Variable Refrigerant Temperature.

Mësoni më shumë
-
VRV interactive installer_Product catalogue_ECPEN18-200_EnglishPDF | 105.71MB