Skip to main content

Daikin sjell komoditetin në shtëpinë tuaj

Me zgjidhjet tona të besueshme të kontrollit të klimës, nuk do t'ju duhet asnjëherë të sakrifikoni komoditetin për të pasur efikasitet në energji.

Komoditeti i zgjidhjeve rezidenciale
Komoditeti i zgjidhjeve rezidenciale

Komoditet

Ne punojmë me ju për të projektuar klimën tuaj bazuar në ngrohjen, ftohjen, kontrollin e lagështisë, ajrosjen dhe purifikimin e ajrit.

  • Kontrollet inteligjente i përgjigjen stilit tuaj të jetesës
  • Teknologjitë inovative, të tilla si syri inteligjent, krijojnë flukse optimale të ajrit
  • Ajrosja dhe purifikimi i ajrit krijon ajër të pastër brenda
zgjidhje rezidenciale kursim energjie
zgjidhje rezidenciale kursim energjie

Kursim energjie

Teknologjitë tona me efikasitet në energji ju sjellin kursim në energji dhe në para.

  • Përdorni burimet e energjisë së rinovueshme, të tilla si ajri, dielli, uji ose toka, për të reduktuar gjurmën tuaj të karbonit
  • Mjetet e menaxhimit të energjisë ju lejojnë të optimizoni konsumin tuaj të energjisë
  • Teknologjitë e krijuara nga ne, të tilla si inverteri dhe Bluevolution maksimizojnë efikasitetin
Zgjidhjet rezidenciale të Daikin janë të besueshme
Zgjidhjet rezidenciale të Daikin janë të besueshme

Besueshmëri

Me përvojën tonë 60 vjeçare, ne dimë se si të krijojmë zgjidhje të besueshme për klimën.

  • Instaluesit e certifikuar të Daikin garantojnë shërbim maksimal
  • Testimet e vazhdueshme gjatë procesit të prodhimit sigurojnë politikën tonë për zero defekte
  • Qendra jonë Evropiane e Zhvillimit është lidere në treg për zhvillimin e teknologjive të kontrollit të klimës

Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në shtëpinë tuaj

Nga ngrohja qendrore dhe ajri i kondicionuar, deri te sistemet inteligjente të kontrollit dhe opsionet diellore, ne kemi zgjidhje për ngrohje, ujë të ngrohtë dhe ftohje për çdo dhomë në shtëpinë tuaj. Mësoni më shumë rreth mundësive të disponueshme për shtëpinë tuaj.

Daikin Emura: dizajn që flet vetë

bg-image

Multi+

Vetëm një sistem për ujin e ngrohtë +
ajrin e kondicionuar

bg-image

Daikin Altherma 3 M 4-8 kW

Standardi monobllok

Daikin Altherma 3 M është monoblloku i parë i gjeneratës së tretë të Daikin, që përfiton nga një dizajn i ri dhe që përdor agjentin ftohës R-32.

bg-image

Daikin Altherma 3 R

Mbulon nevojat tuaja për ngrohje me një pompë nxehtësie me burim ajri.

bg-image

Cilësia e ajrit të brendshëm, një përvojë nga Daikin

Cilësia e ajrit të brendshëm është një pikë vështrimi i ri kur bëhet fjalë për cilësinë e frymëmarrjes suaj.

  • Ngrohje dhe ujë i ngrohtë

    Na lejoni të gjejmë zgjidhjen e përkryer për shtëpinë tuaj në lidhje me teknologjitë e ngrohjes dhe ujit të ngrohtë.

  • Kondicionimi i ajrit

    Ne ofrojmë gamën më të gjerë të zgjidhjeve të ajrit të kondicionuar për të ftohur ose ngrohur shtëpinë tuaj me efikasitet maksimal.

  • Purifikimi i ajrit

    Teknologjitë tona të shkëlqyera të purifikimit të ajrit garantojnë që ajri në shtëpinë tuaj të jetë i sigurt dhe i shëndetshëm.

Kërkoni një zgjidhje të re për ngrohje ose ajër të kondicionuar?

Mësoni më shumë rreth zgjidhjes së duhur duke zgjedhur llojin e projektit të dëshiruar.

  • Zgjidhjet për një shtëpi të re

    Na lejoni t'ju ndihmojmë të merrni hapat e nevojshme duke zgjedhur zgjidhjen më të mirë për ngrohje dhe ftohje për shtëpinë tuaj të re.
  • Zgjidhjet për rikonstruksionin e shtëpisë

    Po planifikoni të rikonstruktoni shtëpinë apo të zëvendësoni sistemin e vjetër HVAC? Zgjidhjet e Daikin ofrojnë efikasitetin më të lartë në energji dhe janë të lehta për t'u instaluar.