


Njësi shitjeje joushqimore
Kontrolloni komoditetin dhe kostot
Klientët qëndrojnë më gjatë dhe blejnë më shumë kur ndihen komodë. Ne e kuptojmë se krijimi i një klime perfekte dhe mbajtja nën kontroll e kostove të energjisë janë thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Me Daikin Cloud dhe kontrolluesit inteligjentë, ju mund ta monitoroni me lehtësi komoditetin dhe të kontrolloni konsumin e energjisë.

Njësi shitjeje ushqimore
Mbajini produktet të freskëta
Produktet tuaja ushqimore janë po aq të rëndësishme sa edhe klientët tuaj. Pa njërin apo tjetrin, biznesi juaj nuk do të ekzistonte. Zgjidhjet tona frigoriferike me efikasitet në energji dhe teknologjitë për kontrollim preciz të klimës janë projektuar që të ruajnë komoditetin si të ushqimeve tuaja, ashtu edhe të klientëve tuaj.
Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në dyqanin tuaj
Nga ngrohja dhe ftohja me energji efikase, deri te kapacitetet e besueshme frigoriferike, ne kemi zgjidhje për klimën e butikut tuaj, zinxhir dyqanesh apo dyqanin tuaj ushqimor. Mësoni më shumë rreth mundësive të disponueshme për dyqanin tuaj.
- Efikasitet energjie
- Kontrolloni kostot e energjisë
- Kontroll intuitiv
- Plotësoni kërkesat për zhurmën
Përfitoni nga efikasiteti në energji
Çdo zgjidhje e Daikin është projektuar me teknologji inovative për kursimin e energjisë.
- Kaseta unike me vetëpastrim rrit efikasitetin operacional deri në 50%
- Përdorni energji të rinovueshme me teknologjinë tonë unike të rikuperimit të nxehtësisë
- Perdet e ajrit Biddle minimizojnë humbjen e ajrit të nxehtë dhe të ftohtë nga dalja e ambientit dhe rrisin kursime në energji deri në 72% krahasuar me zgjidhjet elektrike
- Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni dhe monitoroni konsumin tuaj të energjisë nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë

Kontrolloni kostot e energjisë
Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni të gjitha dyqanet që mund të keni nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë Menaxhoni kostot tuaja të energjisë dhe optimizoni konsumin me programet dhe raportet me përdorim të lehtë.
Kontrolloni kostot e energjisë
Daikin Cloud Service ju lejon të kontrolloni të gjitha dyqanet që mund të keni nga çdo vendndodhje dhe në çdo kohë Menaxhoni kostot tuaja të energjisë dhe optimizoni konsumin me programet dhe raportet me përdorim të lehtë.


E heshtur, si brenda dhe jashtë
Njësitë e brendshme dhe të jashtme janë projektuar për të ofruar komoditet maksimal, edhe kur bëhet fjalë për zhurmën.
- Njësitë e brendshme kanë qetësi si pëshpërimë me nivele zhurme deri në 25,5 ose edhe 19 dB(A)
- Nivelet e zhurmës së njësive të jashtme mund të reduktohen automatikisht për zona me kufizime të forta kundër zhurmave
- Mbyllja hermetike për zhurmat redukton zhurmën e njësisë së jashtme me 10 dB(A), duke e bërë aplikacionin e pompës së nxehtësisë jashtëzakonisht fleksibël

Reduktoni kostot tuaja totale të përdorimit
Zgjidhjet tona në ngrohje dhe ftohje janë projektuar për të maksimizuar kthimin e investimit të bërë. Me teknologjitë me efikasitet në energji, ju kurseni në planin afatgjatë. Duke prodhuar, instaluar dhe duke servisuar sistemin tuaj, ne jemi në gjendje të optimizojmë dhe shtojmë jetëgjatësinë e tij.
Nga butiqet e vogla të veshjeve deri te shitoret e mëdha ushqimore
Sado i vogël apo i madh të jetë projekti juaj, ne kemi zgjidhje për ngrohje dhe ftohje që i përshtaten dyqanit tuaj. Gjeni zgjidhjen e duhur që i përshtatet madhësisë apo nevojës së dyqanit tuaj.
Mësoni më shumë
-
800_1 - Refrigeration Product Catalogue with ZanottiPDF | 11.26MB
-
800 - Daikin Refrigeration Product cataloguePDF | 56.43MB