Me mbi 60 vjet kërkime dhe inovacione në zgjidhjet e ajrit të kondicionuar dhe të kontrollit të klimës, ne jemi të sigurt se klima e përkryer kërkon më shumë sesa thjesht ngrohje dhe ftohje.
Komoditet maksimal
Projektoni një klimë që i përshtatet stilit të jetesës së klientëve tuaj
Cilësi e lartë
Shijoni sigurinë që sjellin zgjidhjet e besueshme
Efikasitet energjie
Garantoni kursime në energji me zgjidhjet tona ekologjike
Kontroll inteligjent
Jepuni përdoruesve kontroll me aplikacionin e Daikin dhe programimin inteligjent
Portali i Daikin për biznesin
Portali ynë në linjë për biznesin ju jep akses të menjëhershëm në të gjitha informacionet që ju nevojiten. Nga skicat BIM dhe CAD, deri te mjetet që do t'ju ndihmojnë të krijoni zgjidhjet me performancë më të lartë, përdoreni këtë motor të fuqishëm kërkimi për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për të mbështetur biznesin tuaj.
Nga shtëpitë e vogla deri tek ambientet e mëdha të zyrave
Qoftë kur ndërtoni një shtëpi, po projektoni një dyqan apo po rinovoni një hotel, ne kemi zgjidhjet për ngrohje dhe ftohje që u përshtaten nevojave tuaja. Fillojeni projektin tuaj me ne duke zgjedhur llojin e ndërtesës.
Ne ju ndihmojmë të realizoni vizionin tuaj
Inxhinierët tanë të shitjeve për klientët janë të trajnuar për t'ju mbështetur në çdo hap të projektit tuaj. Ne ju ofrojmë një gamë të gjerë trajnimesh dhe seminaresh rreth gamës sonë dhe softuerëve simulues, si dhe kemi specialistë të brendshëm të BREEAM të disponueshëm që t'ju ndihmojnë të projektoni ndërtesa "të gjelbra". Duke u fokusuar tek inovacioni dhe produktet ekologjike, ne po krijojmë zgjidhje për klimën në Evropë për Evropën.
Qëndroni në kontakt me të rejat nga industria
Zgjidhje për çdo nevojë klime
Te Daikin, ne ofrojmë një gamë të gjerë zgjidhjesh për ngrohje dhe ftohje që u përshtaten të gjitha mjediseve dhe preferencave personale. Mësoni më shumë rreth mundësive të disponueshme për ju duke zgjedhur përdorimin përkatës.