Krijimi i zgjidhjeve ekologjike për klimën
Daikin është i angazhuar t'u ofrojë shtëpive, bizneseve dhe industrive zgjidhjet më efikase dhe më të sigurta për të plotësuar nevojat tuaja për ftohje dhe ngrohje, sot dhe në të ardhmen.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë për të mbrojtur mjedisin dhe politikat tona e kanë mbrojtjen e mjedisit në qendër të gjithçkaje që bëjmë. Ne e zhvillojmë biznesin tonë në përputhje me parimet e gjelbra, sepse ka kuptim si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana ekologjike.
Nismat mjedisore botërore të Daikin
Nëse interesoheni të mësoni më shumë rreth nismave mjedisore botërore të Daikin, konsultohuni me uebsajtin e Përgjegjshmërisë korporative dhe shoqërore (CSR) të Daikin Industries Ltd.
Objektivat mjedisore të Daikin Europe N.V.
Daikin Europe ka një plan më specifik masash me një një politikë mjedisore dhe objektiva mjedisore sipas standardit ISO14000. Daikin Europe raporton në bazë vjetore rreth këtyre masave në raportin vjetor mjedisor. Lexoni më shumë >>
Politika jonë mjedisore bazohet në parimet e mëposhtme themelore:
Përdorimi ekologjik i energjisë
Daikin Europe N.V. kërkon vazhdimisht mënyra për të reduktuar konsumin e energjisë të fabrikave të veta të prodhimit dhe për të shfrytëzuar burimet ekologjike të energjisë.
Reduktimi i ndikimit në mjedis nga agjentët ftohës dhe përmirësimi i efikasitetit në energji të produkteve tona
Daikin Europe N.V. është i angazhuar të reduktojë emetimet e gazeve serrë të produkteve duke reduktuar ndikimin e agjentëve ftohës dhe duke përmirësuar efikasitetin në energji.
Vazhdimi i përpjekjeve në nivel evropian
Daikin Europe N.V. e përshtat vazhdimisht politikën e vet mjedisore sipas kuadrit legjislativ vendor dhe evropian që ndryshon vazhdimisht. Kjo stimulon dhe nxit aplikimin e rreptë të të gjithë legjislacionit përkatës dhe formulon rekomandimet për të lehtësuar implementimin.
Rritja e riciklimit të produktit dhe reduktimit të mbetjeve
Daikin merr parasysh aftësinë e riciklimit në fazën e zhvillimit të produktit, duke përdorur parimet e shkallës Lansink*. Ky shqetësim për riciklimin dhe reduktimin e mbetjeve gjatë të gjitha fazave të produktit (prodhimi, transporti dhe logjistika, instalimi, mirëmbajtja, etj.) deri te trajtimi me përgjegjshmëri i produkteve në fund të jetëgjatësisë së tyre.
Menaxhimi i substancave dhe preparateve kimike
Daikin Europe N.V. përpiqet për sigurinë optimale në lidhje me trajtimin dhe magazinimin e lëndëve kimike. Kjo përfshin kërkimin për produkte më të reja dhe më të sigurta për të zëvendësuar teknologjitë ekzistuese.
Zhvillimi i produkteve me ndikim të reduktuar në mjedis
Daikin është i angazhuar që të jetë në pajtim me të gjithë legjislacionin mjedisor. Gjithashtu, udhëzimet ekologjike të prokurimit sigurojnë më tej që produktet e tij të jenë moderne në lidhje me ndikimin e reduktuar në mjedis.
Qenia model i përgjegjshmërisë mjedisore
Daikin synon të jetë një kompani modele duke ofruar trajnim dhe informacion mbi ndikimin mjedisor të aktiviteteve të veta. Ai mbështet dhe komunikon me organizatat e jashtme, fqinjët dhe komunitetin në tërësi, si dhe përfaqësohet në grupe pune brenda industrive përkatëse.
* Shkalla e Lansink: parime ose metoda për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga një deputet holandez – Ad Lansink – që përfaqësohen nga një shkallë me një numër këmbësh shkalle. Këmbët e shkallës përfaqësojnë hierarkinë e mënyrave gjithnjë e më të mira për të trajtuar mbetjet në mënyrë mjedisore.
Lidershipi mjedisor
Zemra e gjelbër e Daikin
“Ndërmarrja e veprimeve duke pasur në mendje të ardhmen e Tokës”
Daikin është i angazhuar t'u ofrojë shtëpive, bizneseve dhe industrisë zgjidhjet më efikase dhe më të sigurta për të plotësuar nevojat tuaja për ftohje dhe ngrohje, sot dhe në të ardhmen.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë për të mbrojtur mjedisin dhe politikat tona e kanë mbrojtjen e mjedisit në qendër të gjithçkaje që bëjmë.
Mbrojtja e mjedisit është një objektiv themelor për Daikin. Ne zhvillojmë biznes në përputhje me parimet e gjelbra, sepse ka logjikë nga ana ekonomike si edhe nga ana ekologjike.
Mbrojtja e mjedisit brenda bazës së klientëve tanë
Çillerët e Daikin mund të ofrojnë kontroll preciz të temperaturave gjatë prodhimit, për përdorim në proceset e ftohjes. Ata mund të ofrojnë gjithashtu kontroll më të gjerë të klimës së mjedisit të prodhimit, si pjesë e një sistemi të përgjithshëm të menaxhimit të ndërtesave.
Ne i mbajmë klientët tanë plotësisht të informuar rreth përparimeve më të fundit në teknologjitë tona inovative dhe efikase nga ana energjetike, si dhe u ofrojmë atyre zgjidhje inteligjente të kontrolluara dhe të integruara që ofrojnë edhe më shumë kursime në kosto dhe reduktime në emetimet e karbonit.
Ju mund të gjeni më shumë detaje në uebsajtin e mbrojtjes së mjedisit.