Teknologjia e Daikin 360° Round Flow ofron komoditetin më të mirë të disponueshëm në treg dhe rrit efikasitetin tuaj të energjisë me deri në 50%.
Mirëmbajtje e lehtë
E pajisur me një filtër special me vetëpastrim, kaseta jonë me qarkullim rrethor siguron funksionim të njëtrajtshëm dhe rrit efikasitetin me deri në 50%. Pluhuri i mbledhur gjatë vetëpastrimeve të përditshme grumbullohet në një kuti që mund të mbajë pluhurin e 12 muajve.
Harrojini shkallët dhe teknikun e pastrimit. Gjithçka që ju nevojitet të bëni për të nxjerrë pluhurin nga kutia është ta lidhni me një fshesë normale me korrent.
Kursime reale
Wolverhampton, Mbretëria e Bashkuar.
Pas instalimit të kasetës me vetëpastrim, në këtë dyqan u vërejt një reduktim 50% në konsumin e energjisë, krahasuar me zgjidhjen e mëparshme standarde.
Projektuar për komoditet
Syri inteligjent përdor sensorët e pranisë për të zbuluar personat dhe për ta drejtuar ajrin larg tyre për të eliminuar korrentet e ftohta. Sistemi ynë kalon automatikisht në regjimin e kursimit të energjisë ose fiket kur ai zbulon se në dhomë nuk ka njeri. Sensorët shtesë të dyshemesë garantojnë që temperatura të mbetet e pandryshuar nga dyshemeja në tavan.
Qarkullime ajri të balancuara
Funksionimi 360° garanton një shpërndarje ajri të balancuar në mënyrë të përkryer dhe njëkohësisht eliminon pikat e vdekura. Sistemi vertikal me luhatje automatike e shpërndan automatikisht ajrin në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë dhomën dhe redukton luhatjet e temperaturës. Kjo rezulton në më pak cikle ndezje/fikje, që redukton konsumin e energjisë dhe rrit kursimet tuaja.
Zgjedhja më e gjerë e paneleve në treg
E disponueshme në të bardhë dhe të zezë, kaseta me qarkullim rrethor mund të akomodojë çdo lloj enterieri.
7 panele të ndryshme në versionin modern, vetëpastrim dhe standard do të plotësojnë çdo nevojë nga mjediset standarde deri te mjediset me pluhur.