
- Efikasitet energjie
- Dizajn i shkëlqyer
- Komoditet optimal
- Kontrolle inteligjente
Teknologjitë efikase në energji për të ardhmen
Zgjidhjet tona të ftohjes klasifikohen me etiketat e efikasitetit më të lartë të energjisë në treg. Falë fokusit tonë te teknologjitë inovative dhe të energjisë së rinovueshme, ju përfitoni nga një zgjidhje totale që maksimizon kthimin tuaj të investimit. Dedikimi ynë ndaj zgjidhjeve ekologjike të klimës garanton që njësitë e Daikin janë jo vetëm në pajtim me standardet e legjislacionit, por janë me vite përpara tyre.
Dizajni i mirë nuk bie shumë në sy
Falë gamës sonë të gjerë të njësive të brendshme dhe opsioneve të dizajnit, ju do të gjeni gjithmonë një zgjidhje për klimën që i përshtatet enterierit tuaj.
Komoditeti juaj është prioriteti ynë
Kondicionerët tanë bëjnë më shumë sesa vetëm ftohin ajrin. Ato balancojnë me kujdes temperaturën, ngrohjen, nivelet e lagështisë dhe pastërtinë e ajrit për t'ju dhënë klimën më komode të brendshme.
Menaxhoni me lehtësi përdorimin e energjisë
Kontrolli i klimës duhet të jetë i thjeshtë, inteligjent dhe efikas në energji. Qoftë kur kërkoni një zgjidhje për shtëpinë tuaj ose për biznesin tuaj, ne ofrojmë një shumëllojshmëri sistemesh që do t'ju ndihmojnë të keni kontroll mbi klimën tuaj.

Për një dhomë
Një sistem split lidh një njësi të brendshme me një njësi të jashtme, për nstalim të lehtë dhe ftohje e ngrohje të thjeshtë.

Për të gjithë shtëpinë tuaj
Me pompat e nxehtësisë ajër-ajër të Daikin, ju mund të lidhni deri në pesë njësi të brendshme me një njësi të jashtme për të ftohur ose ngrohur me efikasitet deri në pesë dhoma të ndryshme. Temperatura për secilën dhomë mund të kontrollohet në mënyrë të pavarur.
E RE: Lidhni një depozitë të ujit të ngrohtë në shtëpi dhe 3 njësi të brendshme me pompën tuaj të nxehtësisë ajër-ajër.

Për ndërtesa komerciale dhe industriale
Sistemi Daikin Direct Expansion (DX) me bazë uji lidh një numër të pakufizuar njësish të brendshme me një sistem të jashtëm për të ofruar ftohje, ngrohje dhe ujë të ngrohtë. Temperatura në dhomat individuale dhe zonat mund të kontrollohet në mënyrë të pavarur.
Opsione të ndryshme dizajni për enterierin tuaj
Ajër i kondicionuar për të gjitha ndërtesat
Qoftë kur jeni pronar shtëpie, pronar dyqani, apo menaxher hoteli, kondicionerët Daikin do t’ju ofrojnë juve dhe klientëve tuaj komoditet dhe freski. Fillojeni projektin tuaj me ne duke zgjedhur llojin e ndërtesës.