Sky Air

Sky Air

Zgjidhja me efikasitet energjie për ambientet komerciale të vogla dhe të mëdha.

Efikasiteti sezonal

Efikasitet në energji

Me një vlerësim efikasiteti sezonal A++ për ngrohje dhe ftohje, Daikin Sky Air redukton në mënyrë të konsiderueshme konsumin tuaj të energjisë me teknologjitë inovative.

  • Teknologia Variable Refrigerant Temperature e përshtat automatikisht temperaturën e agjentit ftohës sipas ngarkesës
  • Njësitë me vetëpastrim rrisin kursimet me deri 50% krahasuar me kasetat standarde dhe njësitë e fshehura në tavan
  • Pompa e nxehtësisë përdor energjinë e rinovueshme për të ofruar ngrohje në dimër dhe ftohje në verë
Bluevolution

Teknologjia Bluevolution

Sky Air disponohet gjithashtu me gjurmën më të vogël të karbonit, teknologjinë Bluevolution. Eksploroni gamën tonë të plotë të Bluevolution dhe mësoni më shumë rreth përfitimeve të përdorimit të agjentit ftohës R-32.

Projektuar për të ofruar komoditet

Projektuar për të ofruar komoditet

Sensorët e dyshemesë dhe të pranisë e drejtojnë ajrin larg nga ju për të krijuar një qarkullim të përkryer të ajrit, ndërsa Variable Refrigerant Temperature parandalon korrentet e ftohta. Projektuar me teknologjinë me qetësi si pëshpërimë, Sky Air punon aq qetë sa ju madje harroni që ndodhet aty.

Produktet cilësore dhe njerëzit

Politika jonë për zero-defekte nënkupton se ne testojmë në mënyrë të përsëritur çdo njësi gjatë prodhimit për t'u siguruar që ajo të funksionojë në mënyrë të përkryer për vitet në vazhdim. Ne kemi gjithashtu edhe rrjetin më të madh të mbështetjes në dispozicion, në mënyrë që një teknik i certifikuar nga Daikin të jetë gjithmonë gati për t'ju ndihmuar.

cloud1.png

Gjithmonë në kontroll

Me Daikin Cloud Service, ju mund ta kontrolloni me lehtësi sistemin tuaj dhe mund të monitoroni konsumin tuaj të energjisë në çdo kohë dhe nga çdo vend. Mësoni më shumë

Një zgjidhje e plotë për kontrollin e klimës në dyqanin tuaj

  • Minimizoni humbjen e ajrit të nxehtë dhe të ftohtë nga dalja e ambientit me perden tonë të ajrit Biddle dhe rrisni kursimet në energji deri në 72% krahasuar me zgjidhjet elektrike
  • Merrni ajër të freskët me sistemet e ajrosjes duke përdorur rikuperimin e nxehtësisë me efikasitet energjie
  • Kaseta unike me vetëpastrim grumbullon pluhurin dhe papastërtitë për të rritur efikasitetin operacional me deri në 50% dhe redukton në mënyrë të konsiderueshme kostot e mirëmbajtjes
  • Njësitë e fshehura në tavan ndërthuren në mënyrë të përkryer me enterierin tuaj dhe lirojnë hapësirë në mure për raftet dhe vitrinat
  • Daikin Cloud Service ju lejon të menaxhoni disa pika nga çdo vendndodhje
skyair-logo-skyair.jpg
Daikin Complete Solution

Një zgjidhje fleksibël

E personalizueshme për çdo përdorim komercial të shkallës së vogël deri të mesme.

boutique_relateditem.png

Butikë dhe dyqane

Rriteni efikasitetin tuaj të energjisë duke e lidhur Sky Air me kasetën e Daikin me qarkullim në të gjitha anët me mirëmbajtje të lehtë.

data-centres.png

Qendra të dhënash

Sky Air është një zgjidhje e besueshme dhe me efikasitet energjie që plotëson nevojat kërkuese të kabinave të telekomunikacionit, dhomave të serverëve dhe laboratorët, të shkallës së lartë dhe të ulët.

restaurant_relateditem.png

Restorante

Përjetoni një zgjidhje totale që plotëson nevojat tuaja të ndryshme për ftohje frigoriferike dhe ftohje e ngrohje për komoditet.

FXSQ-A_01_003_installation picture_cardgrid.jpg

Zyra

Zgjidhja jonë Sky Air është ideale për hapësirat e vogla, me kontrolle të ndara për secilën njësi.

Projektuar për enterierin tuaj

Disponohet gama më e gjerë e njësive të brendshme. Zgjidhni emetuesin më të mirë për hapësirën tuaj.

Kaseta me montim në tavan

Kaseta me montim në tavan

Nuk është nevoja të sakrifikoni hapësirën e çmuar të dyshemesë apo hapësirën e murit.

Zbuloni kasetën me qarkullim rrethor

  • Sensorët inovativë inteligjentë krijojnë komoditet të përkryer
  • Funksioni i vetëpastrimit e bën mirëmbajtjen të thjeshtë dhe rrit efikasitetin e energjisë 50%
  • Funksionimi 360° garanton një shpërndarje të përkryer të qarkullimit të ajrit

Zbuloni kasetën tonë plotësisht të sheshtë

  • Dizajn unik i Daikin
  • Integrohet plotësisht rrafsh në pllakat standarde arkitekturore të tavanit

Njësitë e fshehura në tavan

Njësitë e fshehura në tavan

Integrim i përkryer në enterierin tuaj

Ideale për ndërtesat me tavane të varura, njësitë e fshehura në tavan integrohen në mënyrë të përkryer me enterierin tuaj dhe janë praktikisht të padukshme.

  • Nivelet më të ulëta të lartësisë dhe zhurmës të disponueshme në treg
  • Gamë e gjerë ESP-je nga 10 Pa deri 270 Pa
  • Filtër unik me pastrim automatik për besueshmëri dhe efikasitet maksimal

Modelet e tjera

Zgjidhje fleksibël aty ku integrimi në tavan është i pamundur.

Me montim në mur:

  • Ideale për rinovimet dhe ristrukturimet
  • I lehtë për t'u instaluar
  • Gamë e gjerë njësish moderne, duke përfshirë Daikin Emura

Me varje në tavan:

  • Me varje nga tavani
  • Qarkullimi unik në 4 drejtime eliminon zonat e vdekura

Me qëndrim në dysheme:

  • Ideale për situatat ku nxehtësia është nevoja juaj kryesore

Temperatura e ndryshueshme e freonit

E pajisur me teknologji inovative

Sky Air është e pajisur me Variable Refrigerant Temperature, një teknologji unike që përshtat në mënyrë intuitive temperaturat e agjentit ftohës bazuar në kushtet e motit dhe kërkesat e ndërtesës.

Përveç se siguron që sistemi juaj Sky Air të funksionojë me efikasitetin më të lartë në çdo kohë, Variable Refrigerant Temperature maksimizon komoditetin duke krijuar një temperaturë më të lartë të qarkullimit të ajrit për të ndihmuar në mbajtjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe pa korrente të ftohta dhe i mban klientët tuaj më gjatë brenda dyqanit.

Instalim fleksibël dhe i lehtë

Njësitë e jashtme janë kompakte dhe të lehta për t'u instaluar në mur, mbi çati ose mbi tarracë. Sky Air është një zgjidhje efikase nga ana e kostos për ndërtesat e reja dhe një zëvendësim ideal për sistemet e vjetra dhe më pak efikase, sepse shfrytëzon tubacionet dhe lidhjet elektrike ekzistuese dhe eliminon shqetësimet që krijohen nga hapja e mureve.

Instalim i shpejtë në dyqan

Teknologjia unike e pastrimit automatik

Njësitë tona me qarkullim rrethor dhe njësitë e fshehura në tavan kanë filtra opsionalë me vetëpastrim që rrisin efikasitetin, komoditetin dhe besueshmërinë për klientët ose mysafirët tuaj duke maksimizuar kënaqësinë e tyre.

Zgjidhjet tona lider të Sky Air

Mësoni më shumë