
Inovacioni më i madh që prej kompresorit me inverter
Pas suksesit të kompresorit tonë me inverter, ne vazhdojmë të jemi në pararojë të efikasitetit të energjisë në industrinë e sistemeve HVAC-R me teknologjinë tonë Variable Refrigerant Temperature. Projektuar për sistemet tona VRV dhe Sky Air, Variable Refrigerant Temperature rregullon vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit me inverter dhe temperaturën e agjentit ftohës në ftohje dhe në ngrohje, duke u lejuar sistemeve tona të arrijnë ngarkesën e ndërtesës me nivelet më të larta të efikasitetit sezonal në çdo kohë.

Përfitimet kryesore të Variable Refrigerant Temperature
- Efikasiteti sezonal rritet me 28%
- Kontrolli i parë në treg me akomodim sipas motit
- Parandalon korrentet e ftohta me temperatura më të larta të daljes së ajrit për të garantuar kënaqësinë dhe komoditetin e klientit
Si funksionon?
Variable Refrigerant Temperature e përshtat automatikisht sistemin tuaj për të arritur kërkesat individuale të ndërtesës dhe të klimës, duke ulur në mënyrë të konsiderueshme kostot dhe duke përmirësuar komoditetin. Për të arritur nivelet më të larta të efikasitetit sezonal, kapaciteti i sistemit kontrollohet përmes kompresorit me inverter dhe duke ndryshuar temperaturën e avullimit (Te) dhe të kondensimit (Tc) të agjentit ftohës.

Teknologji e vërtetuar
Për të matur suksesin e Variable Refrigerant Temperature, ne zhvilluam një studim për të krahasuar performancën e VRV IV (me Variable Refrigerant Temperature) me VRV III (pa Variable Refrigerant Temperature). Rezultatet e studimit tregojnë se VRV IV ishte shumë më efikas se VRV III. Gjatë ftohjes, VRV IV konsumoi deri në 60% më pak energji, ndërsa kursimet mesatare të energjisë gjatë ngrohjes ishin në 20%.
Zbuloni më shumë rreth produkteve tona me Variable Refrigerant Temperature
-
Sky Air
Daikin Sky Air është një sistem ajri i kondicionuar me zgjidhje totale, që ofron ngrohje, ftohje, ajrosje dhe purifikim ajri për ndërtesa të vogla ose të mesme. -
VRV
Sistemet Daikin VRV ofrojnë një zgjidhje totale për çdo ndërtesë të madhe ose të vogël. Një produkt origjinal, inovativ dhe me efikasitet në energji nga Daikin.