Karakteristikat e produktit
- Vlera efikasiteti sezonal deri në A+++ në ftohje dhe ngrohje në çift dhe multi
- Projektuar për të ofruar komoditet të shtuar me shpërndarje të njëtrajtshme të temperaturës në të gjithë dhomën. Fletët e dyfishta e drejtojnë ajrin drejt tavanit në ftohje dhe përgjatë murit në ngrohje.
- Sensori i diktimit të lëvizjes për 2 zona: qarkullimi i ajrit dërgohet në një zonë ndryshe nga ajo ku ndodhet personi në atë moment; nëse nuk diktohet asnjë person, njësia kalon automatikisht në cilësimin e efikasitetit të energjisë.
- Temperatura e caktuar mund të arrihet deri në 14% më shpejt krahasuar me një sistem referues Daikin në kushte specifike testimi (vetëm për konfigurimin në çift), bazuar në testimet tona të brendshme.
- Filtri i pluhurit është krijuar për të ndihmuar në reduktimin e grimcave të pluhurit në ajër dhe të ndotësve të caktuar, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit të brendshëm.
- Përdor teknologjinë Daikin Flash Streamer, e krijuar për të ndihmuar në reduktimin e alergjenëve dhe aromave të caktuara që gjenden në ajër, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit të brendshëm.
- Filtri prej argjendi kundër alergjenëve kap alergjenët, siç është poleni, dhe ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ajrit të brendshëm.
- Komandë zanore përmes Amazon Alexa ose Google Assistant për të kontrolluar funksionet kryesore të tilla si vlera e caktuar, regjimi i funksionimit, shpejtësia e ventilatorit etj.
- Daikin Residential Controller: kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me aplikacion, përmes rrjetit lokal ose internetit.
- Funksionim i heshtur: niveli i presionit të zhurmës i ulët deri në 19 dBA
- Qarkullimi i ajrit 3D kombinon rrotullimin automatik vertikal dhe horizontal dhe mundëson qarkullimin e një korrenti të ngrohtë/të freskët ajri deri në cepat më të largët të hapësirave të mëdha
Përfitimet
Dokumentimi
Shkarko gjuhën
Shkarko gjuhën
Shkarko gjuhën
Shkarko gjuhën
Shkarko gjuhën
Shkarko gjuhën