Mes pasigurive rreth furnizimit dhe çmimeve të gazit natyror, shtetet e Bashkimit Evropian po kërkojnë mënyra për të reduktuar kërkesën e tyre për gaz me 15% dimrin e ardhshëm. Pjesë e zgjidhjes qëndron në burimet alternative të ngrohjes, siç janë sistemet e ajrit të kondicionuar që janë tani në përdorim. Në fakt, sistemi i ajrit të kondicionuar është një pompë nxehtësie ajër-ajër, e aftë të ngrohë ndërtesa në një mënyrë shumë efikase dhe të efektshme. Në rastin e një ndërtese 600 m², përdorimi i sistemit të ajrit të kondicionuar si një pompë nxehtësie ajër-ajër për të ngrohur, mund të ndihmojë të kurseni deri në 112 880 kWh gaz natyror dhe të reduktoni kostot e ngrohjes me 25%.
Duke parë sfidat me të cilat po përballet aktualisht Be-ja, Komisioni Evropian hartoi planin e Reduktimit të Kërkesës së BE-së për Gaz (1), duke u rekomanduar shteteve anëtare të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e gazit me 15% nga tani deri në mars 2023. Sipas BE-së, mund të arrihen kursime të mëdha në mënyrën se si i ngrohim dhe ftohim ndërtesat tona. Përllogaritet se afërsisht 30% e ndërtesave komerciale në BE ende ngrohen me gaz (2) ndërsa disa janë gjithashtu të pajisura me sistem ajri të kondicionuar.
Reduktoni faturën tuaj të gazit duke përdorur sistemin tuaj të ajrit të kondicionuar për ngrohje
Po, sistemi juaj i ajrit të kondicionuar është një pompë nxehtësie ajër-ajër, e cila mund të përdoret për ngrohje efikase dhe efektive të ambientit. Si përdorues ndërtesash, ju mund të ulni në mënyrë të konsiderueshme dhe të menjëhershme kërkesën tuaj për gaz duke përdorur sistemet e ajrit të kondicionuar në regjimin e ngrohjes dhe njëkohësisht duke ulur kostot e përgjithshme.
Llogaritjet tona tregojnë se përdorimi i një sistemi ajri të kondicionuar për ngrohje redukton në mënyrë të konsiderueshme kërkesën për gaz natyror. Në shembullin e ndërtesës së zyrave 600 m², një pompë nxehtësie ajër-ajër VRV shmang deri në 112 880 kWh gaz natyror të përdorur krahasuar me ngrohjen tradicionale të ambientit (3). Përveç kësaj, si biznes ju mund të reduktoni koston tuaj të energjisë me afërsisht 30% falë pompës së nxehtësisë. Për një biznes që vepron në Belgjikë, kjo do të thotë reduktim të kostove tuaja të ngrohjes nga 25 237 euro në 17 695 euro në vit (4).
Kontaktoni instaluesin tuaj për më shumë informacion.
Pse është aq efikase pompa e nxehtësisë?
Një pompë nxehtësie ajër-ajër ka një njësi të brendshme dhe të jashtme. Kur vepron në regjimin e ftohjes, njësia e brendshme tërheq nxehtësinë nga brenda dhe e transferon në njësinë e jashtme, e cila e nxjerr nxehtësinë jashtë. Por, veprimi mund të kryhet në mënyrë të anasjelltë për të ngrohur ambientin e brendshëm, duke përdorur nxehtësinë e tërhequr nga ajri i jashtëm nga njësia e jashtme. Edhe në temperatura të jashtme shumë poshtë 0°C, një pompë nxehtësie ajër-ajër do të sigurojë sërish ngrohje në mënyrë efikase.
Një pompë nxehtësie është deri në katër herë më efikase se një sistem me gaz duke qenë se tre të katërtat e energjisë së përdorur për ngrohje nxirret falas nga ajri i jashtëm duke konsumuar vetëm një të katërtën në përdorimin e energjisë elektrike.

Reduktimi i mëtejshëm i përdorimit të energjisë në ndërtesën tuaj
Nëse ndërtesa juaj e ka tashmë të instaluar një pompë nxehtësie, ajo mund të optimizohet duke përdorur sistemet e kursimit të nxehtësisë që do të reduktojnë më tej faturën e energjisë. Sistemet inteligjente në re kompjuterike si Daikin Cloud Service ju japin juve akses në mjete që jo vetëm zbulojnë përdorimin e tepërt të energjisë në pjesë të ndërtesës suaj, por këto sisteme gjithashtu ju lejojnë të veproni shpejt dhe të ndërhyni aty ku nevojitet.
Zbuloni të gjitha zgjidhjet tona të kontrollit dhe të resë kompjuterike
Zgjidhje për pompa nxehtësie për çdo aplikim
Si kompani lider në pompat e nxehtësisë, ne mbështesim tranzicionin e energjisë në Evropë me zgjidhjet tona të ndryshme për pompa nxehtësie të zhvilluara dhe prodhuara në Evropë. Me Vizionin Mjedisor 2050, ne synojmë të jemi neutralë ndaj karbonit në të gjithë zinxhirin e vlerave dhe ciklin e jetës së produkteve dhe zgjidhjeve deri në vitin 2050. Me një rrjet me ekspertë të trajnuar lokalë, ne do t’ju ndihmojmë që të dekarbonizoni ndërtesat dhe të krijoni një mjedis të shëndetshëm për brezat që do të vijnë.

Mësoni më shumë rreth zgjidhjeve tona të dedikuara për projektin tuaj tani!
KOMUNIKIMI I KOMISIONIT PËR PARLAMENTIN EVROPIAN, KËSHILLIN, KOMITETIN EVROPIAN EKONOMIK DHE SOCIAL DHE KOMITETIN E RAJONEVE, “Kurseni gazin për një dimër më të sigurt” (https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A52022DC0360)
Ekuilibri i energjisë – Konsumi përfundimtar – sektorët e tjerë – shërbimet komerciale dhe publike – përdorimi i energjisë: https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/bookmark/5463efac-cd35-4d4c-b027-d706050cdf7f?lang=en
Llogaritur nga kalkulatori sezonal i Daikin i disponueshëm në portalin e biznesit të Daikin (nevojitet regjistrim) (https://my.daikin.eu/denv/en_US/home/applications/software-finder/solutions-seasonal-simulator.html), llogaritur për një pompë nxehtësie VRV 28HP me 15 njësi të brendshme të lidhura, me një ngarkesë nxehtësie të llogaritur prej 100 W/m²
Bazuar në testin V të kryer më 05.10.2022 në https://vtest.vreg.be/ me kontratën e gazit të Engie Flow Pro: 25 236,90 euro/vit për ngrohje tradicionale (112 880 kWh gaz) krahasuar me kontratën e energjisë elektrike të Engie Flow PRO: 17 694,78 euro/vit për përdorimin e një sistemi VRV për ngrohje (28 192 kWh energji elektrike) (çmimet përfshijnë koston e energjisë, koston e shpërndarjes, taksat, pa TVSh për Ostend, Belgjikë)
Burimi: EIA; 1995, Anketimi i konsumit të energjisë për ndërtesa tregtare