Skip to main content

Ne kujdesemi për sistemin tuaj Daikin

Mirëmbajtja e rregullt është çelësi për jetëgjatësinë e pajisjes suaj. Zbuloni se si mund ta zgjatni garancinë tuaj.

Kërkojini instaluesit të regjistrojë pajisjen tuaj në platformën Stand By Me dhe jini rehat!

Pse është e rëndësishme mirëmbajtja?

Sistemet e reja të ngrohjes dhe ftohjes janë një investim afatgjatë dhe është e rëndësishme t'i mirëmbani ato rregullisht për një sërë arsyesh:

health-standbyme-daikin
health-standbyme-daikin

Shëndeti

Mirëmbajtja e rregullt e kondicionerit është e rëndësishme sepse:

  • Pastrimi i rregullt i filtrave siguron ajër të pastër dhe të freskët
  • Ruajtja e efikasitetit të lartë të energjisë dhe zgjatja e jetëgjatësisë së pajisjes
costs-standbyme-daikin
costs-standbyme-daikin

Kursimet

Në planin afatgjatë, mirëmbajtja e rregullt është gjithmonë më e lirë se sa ndërhyrja për servisimin e pajisjes. Një fjalë e urtë popullore thotë: "Më mirë të parandalosh se të kurosh!"

  • Shmangni kostot e paplanifikuara të riparimit me mirëmbajtje të rregullt
  • Dokumentacion i plotë për të gjitha pajisjet tuaja në profilin tuaj Stand By Me
  • Kostoja minimale totale e pronësisë (Total Cost of Ownership; TCO)
efficiency-standbyme-daikin
efficiency-standbyme-daikin

Efikasiteti

Mirëmbajtja e rregullt e pajisjes ruan efikasitetin e saj të lartë. 

  • Mirëmbajtja rutinë ndihmon në ruajtjen e efikasitetit të lartë të energjisë të pajisjes
  • Mirëmbajtja e rregullt zvogëlon shanset që pajisja të prishet kur ju nevojitet më shumë

 

genuine-parts-standbyme-daikin
genuine-parts-standbyme-daikin

Pjesë këmbimi origjinale

Pjesët e këmbimit, veglat dhe pajisjet e përdorura nga partnerët tanë janë të certifikuara nga fabrikat tona Daikin. 

  • Garancia e zgjatur vetëm duke përdorur pjesë këmbimi të duhura
  • Nëse përdorni pjesë rezervë origjinale, zvogëloni mundësinë e dështimit të sistemit

Si të merrni shërbimin më të mirë?

Platforma jonë Stand By Me është lidhja midis klientëve dhe rrjetit tonë të partnerëve të autorizuar.

bg-image

Stand By Me është platforma jonë online që ofron shërbimin dhe kujdesin më të mirë pas shitjes për klientët tanë dhe sistemet e tyre Daikin. Duke u regjistruar në platformë, ju merrni një sërë përfitimesh si:

  • Mundësi për zgjatje të garancisë FALAS 
  • Rrjeti i Daikin serviserëve të çertifikuar 
  • Përkujtues automatik për mirëmbajtjen e rregullt të pajisjes tuaj

Stand By Me është një platformë online që po përmirësohet vazhdimisht duke shtuar rregullisht funksionalitete, veçori dhe avantazhe të reja për të ofruar shërbimin më të mirë për përdoruesit tanë.