

Shumë arsye për të përdorur ftohje të përkohshme
"Daikin Rental" ofron çillerë me qira dhe shërbime për t'iu përgjigjur nevojave tuaja për ftohje të përkohshme teksa reduktohet CAPEX dhe optimizohet OPEX juaj.
1. Zgjidhje për EMERGJENCAT E FTOHJES
Nëse sistemi juaj i ftohjes bie për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore dhe/apo avarie në pajisje, ftohja e përkohshme e "Daikin" mund t'ju rikthejë me shpejtësi në kushte pune!
2. Ftohje gjatë pritjes për PROCESE dhe PËRDORIME KRITIKE
Sistemet e ftohjes së përkohshme përdoren ndonjëherë për të mbështetur proceset e prodhimit dhe ato kimike, ose në rastet kur ka rënë shkalla e sistemeve të nevojshme dytësore të nevojshme për spitalet.
3. AKTIVITETET e posaçme
Ne mund t'ju mbështesim me krijimin një klime komode për aktivitete të posaçme dhe festa, duke kombinuar pajisjet e duhura për kërkesat tuaja specifike të ftohjes. Zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta për panaire, ekspozita, aktiviteteve në struktura të përkohshme etj.
4. Zgjidhje për LUHATJET NË NGARKESAT E FTOHJES
- Ndryshim të ngarkesës gjatë zgjerimit të ambienteve
Gjatë zgjerimit të ambienteve ka nevojë për testimin e pajisjeve dhe zonave të proceseve, por nuk ka ngarkesë të mjaftueshme për t'i mbajtur në punë çillerët e rinj apo të mëdhenj. Një zgjidhje e thjeshte me qira ju siguron efikasitetin e duhur të ngarkesës dhe të energjisë, teksa finalizohet konstruksioni i ri.
- Mbështetje në ngarkesat e pikut dhe të sezoneve
Kur kërkesa për ftohje në ambientin apo procesin tuaj tejkalon kapacitetin e sistemit aktual për shkak të temperaturave të larta rekord apo ndryshimeve në kërkesat e ftohjes, ftohja e përkohshme nga "Daikin" mund të përdoret për të shtuar fuqinë tuaj ftohëse. Duke eliminuar nevojën e blerjes së pajisjeve të reja ftohëse që mund të përdoren vetëm për një pjesë të vitit, ju kurseni në shpenzimet e përgjithshme.
5. Mundësi ftohjeje gjatë FIKJEVE DHE NDËRPRERJEVE TË PLANIFIKUARA
- Mirëmbajtje e planifikuar e pajisjeve ftohëse
Ftohja e përkohshme nga "Daikin" është një mënyrë e shkëlqyer për t'ju mundësuar ftohje gjatë mirëmbajtjes të planifikuar të pajisjeve, e cila në kushte të tjera do t'ju kishte ngritur presionin e kohës për ta risjellë sa më shpejt sistemin e ftohjes në punë. Në këtë mënyrë, puna mund të përmbyllet saktë që me herën e parë, duke evituar mbioraret e kushtueshme.
- Ndërrimi i pajisjeve të vjetruara
Ftohja e përkohshme e "Daikin" u mundëson ambienteve tuaja të mirëmbajnë kapacitete të plota ftohjeje gjatë riparimeve, rinovimeve apo ndërrimeve.

Oferta e çillerëve me qira të "Daikin"
- Paketat e gjithanshme
- Shërbimet e ofruara
- Kemi gjendje në volume të mëdha

Paketat e gjithanshme - për të gjitha nevojat tuaja
Ne ofrojmë një paketë të plotë me çillerin tuaj me qira, e cila përfshin çdo gjë që keni nevojë, së bashku me pompat dhe pajisje të tjera:
- Çillerët me ftohje me ujë dhe me ajër në kapacitetet më të përdorura nga të vegjlit me ftohje me ajër deri tek të mëdhenjtë me ftohje me ujë, në diapazonin nga 10 kW deri në 10 MW
- Linja fleksibël uji me konfigurim të shpejtë e të thjeshtë
- Linja elektrike për te çillerët punojnë me ushqimin tuaj aktual elektrik, duke përfshirë transformatorët
Nëse keni nevoja për ftohje afatgjatë apo afatshkurtër, ne ju dorëzojmë produkte të qëndrueshme çillerësh, ekspertizë përdorimi dhe suport të përgjegjshëm.
Shërbimet e ofruara
- Asistencë në përcaktimin e kapacitetit të çillerit me qira dhe të kërkesave për energji elektrike
- Rëndom çilleri vihet në punë brenda ditës që ju dorëzohet në vend
- "Daikin" mund të ofrojë mbështetje me planifikimin e rezervave, duke përfshirë planifikimin në raste rikuperimi nga fatkeqësitë, si dhe suport për t'iu përgjigjur kërkesave të pajtueshmërisë së sektorit tuaj
- Katalogu ynë plotësohet nga opsionet me qira për ngrohje, gjeneratorë emergjence, aksesorë dhe shërbime suporti
- Kontaktoni me filialin tuaj lokal të "Daikin" për ofrimin e tyre
"Daikin" ndërmerr dorëzimin, montimin dhe lidhjet në impiante si dhe vënien në punë, nëse kërkohet në bashkëpunim me personelin tuaj teknik apo me teknikët tuaj.


Kemi gjendje në volume të mëdha
"Daikin" dhe partnerët e vet i kanë në gjendje pjesën më të madhe të njësive për kapacitet. Nëse njësia që keni kërkuar nuk është në gjendje, do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për rastin tuaj.
Për njësitë në gjendje dhe për çmimet kontaktoni me zyrën tonë lokale të "Daikin" dhe përdorni formularin tonë të kërkesës për opsione ftohjeje me qira.
Ofertë me qira për përdorime të tjera ftohjeje të përkohshme
"Daikin" mund të mbështesë dhe rastet e kërkesave jashtë ftohjes sipas proceseve të zakonshme me çillerë dhe makineri ftohjeje me ujë. Kjo ofertë përfshin:
☑ Qetësi për mendjen
Ekipi i shërbimit "Daikin Rental" ju ofron zgjidhje të qëndrueshme çilleri
me qira dhe qetësi për mendjen, pavarësisht se sa urgjente apo e ndërlikuar
mund të jetë situata ku me të cilën përballeni. Për asistencë me nevojat tuaja për ftohje të përkohshme,
kontaktoni përfaqësuesin e shërbimit tuaj lokal.
Mësoni më shumë
-
554 - Daikin Rental Services - Chillers_Focus topicPDF | 3.48MB