Skip to main content
Njësi fleksibël

FLXS-B9

Njësi fleksibël, ideale për dhomat pa tavane të varura, mund të vendoset në tavan ose në mur
FLXS-B9

Karakteristikat e produktit

  • Mund të futet në tavan ose në muret e poshtëm; lartësia e ulët mundëson që njësia të përshtatet nën një dritare
  • Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia ruan temperaturën e brendshme sipas dëshirës suaj ndërkohë që jeni larg, duke kursyer energji.
  • Onecta: kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me një aplikacion, përmes rrjetit tuaj lokal ose internetit
  • Vlera efikasiteti sezonal deri në A në ftohje dhe ngrohje

Përfitimet

  • Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji

  • Onecta përmes aplikacionit

    Onecta përmes aplikacionit

    Kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes aplikacionit

  • VRV për përdorim rezidencial

    VRV për përdorim rezidencial

    Deri në 9 njësi të brendshme (edhe të madhësive të ndryshme dhe deri në kategorinë 71) mund të lidhen me një njësi të vetme të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të përdoren individualisht në të njëjtin regjim.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Modaliteti i fuqishëm

    Modaliteti i fuqishëm

    Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Qetësi pëshpërime

    Qetësi pëshpërime

    Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.

  • Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)

  • Funksionimi pa zhurmë i njësisë së jashtme

    Funksionimi pa zhurmë i njësisë së jashtme

    Butoni "Silent" në telekomandë e ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së jashtme me 3dB(A) për të siguruar një ambient të qetë për fqinjin.

  • Rrotullimi automatik vertikal

    Rrotullimi automatik vertikal

    Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.

  • Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtri aromatizues

    Filtri aromatizues

    Kap grimcat e pluhurit në ajër dhe shpërbën aromat e këqija për të siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.

  • Programues kohe për 24 orë

    Programues kohe për 24 orë

    Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh

  • Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

  • Përdorimi me disa modele

    Përdorimi me disa modele

    Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.

Dokumentimi

Sorry, we could not find any documents.