Kontrolloni me efikasitet të gjithë ndërtesën tuaj nga një ndërfaqe e centralizuar me sistemin e menaxhimit të ndërtesave të Daikin (BMS).
E lehtë për t'u përdorur
Ndërfaqja me përdorim të lehtë ju lejon të kontrolloni klimën tuaj nga çdo vend dhe në çdo kohë dhe të arrini komoditet optimal
Menaxhim inteligjent i energjisë
Monitoroni përdorimin tuaj të energjisë dhe zbuloni harxhimet e energjisë
Integrim për sistemet e palëve të treta
Integroni zgjidhjen tuaj të kontrollit të klimës me ndriçimin, alarmet, sensorët, ashensorët dhe më shumë
Kontroll fleksibël, për shumë njësi
Lidhni dhe kontrolloni deri në 512 njësi Daikin në një sistem të vetëm dhe kombinoni një numër të pakufizuar sistemesh me ndërfaqen tonë të uebit
Menaxhoni të gjithë ndërtesën me një ndërfaqe të vetme
intelligent Touch Manager i konsolidon të gjitha njësitë e kontrollit të klimës në një sistem të vetëm. Kontrolloni ngrohjen ftohjen, ujin e ngrohtë, ajrosjen, purifikimin, ftohjen frigoriferike dhe perdet e ajrit nga e njëjta ndërfaqe. Softueri fleksibël lejon integrimet e lehta të palëve të treta, që do të thotë se ju mund të kontrolloni gjithashtu dritat, alarmet, sensorët, ashensorët dhe më shumë nga i njëjti sistem. Me ndërfaqen tonë të uebit, ju mund ta kontrolloni ndërtesën tuaj nga çdo vendndodhje përmes ekranit me prekje, intranetit ose internetit.
Menaxhim inteligjent i energjisë
Krijoni plane për shpenzimet tuaja të energjisë dhe monitoroni nga afër përdorimin e energjisë. intelligent Touch Manager ju sinjalizon se cilat zona ose njësi përdorin më shumë energji, në mënyrë që të merrni masat e duhura për të reduktuar përdorimin. Menaxhoni më tej shpenzimet e energjisë duke aktivizuar veçorinë e bllokimit, që fik njësitë kur hapen dritaret.
- Sipërfaqja
- Numri i orëve të devijimit nga rregulli
- Numri i ditëve të devijimit nga rregulli
- Emri i dhomës
- Numri i orëve dhe ditëve të devijimit nga rregulli
- Konsumi shtesë i energjisë
- Sa më në të djathtë të jetë një dhomë, aq më i lartë është konsumi shtesë i energjisë.
Menaxhim inteligjent i energjisë
Krijoni plane për shpenzimet tuaja të energjisë dhe monitoroni nga afër përdorimin e energjisë. Daikin Cloud Service krijon kufij të konsumit të VRV, krahason disa vendndodhje me njëra-tjetrën dhe thekson cilat zona ose njësi përdorin më shumë energji. Duke u informuar rreth konsumit tuaj të energjisë, ju mund të merrni masat e nevojshme për të reduktuar përdorimin e energjisë.
BMS me çmim konkurrues
Shumica e sistemeve të menaxhimit të ndërtesave (BMS) kanë çmim të lartë. intelligent Touch Manager është një mini BMS i krijuar për ndërtesat komerciale të mesme deri të mëdha, të tilla si hotelet dhe zyrat. Ai ju siguron të gjitha përfitimet e një BMS normale, por me një çmim shumë më të përballueshëm.