Skip to main content

Fuqi për të ardhmen: revolucioni i Daikin, Daikin Altherma 3 me temperaturë të ulët Split gama po zgjerohet

Komunikatë për shtyp, 29 gusht 2018

Daikin do të zgjerojë Daikin Altherma 3 me temperaturë të ulët split gamën me lançimin e ECH2O njësitë e integruara që qëndrojnë pa presion në dysheme.

 

E mbështetur nga Daikin teknologjia e avancuar e Bluevolution, Daikin Altherma 3 gama kombinonë kompresorët me efikasitet të lartë me GWP R32 freonin. Freoni i të ardhmes, R32 ofron një alternativë më të qëndrueshme dhe me performancë ekuivalente si HCFCs.

I disponueshëm që këtë verë, modeli i ri i integruar ECH2O ju ofron instaluesve dhe pronarve të shtëpive mundësi zgjidhjesh dhe maksimalizon përdorimin e energjisë së rinovueshme. Duke kombinuar performancën e lartë me lehtësin e instalimit, ECH2O ka tipare unike në treg, siç është parimi i ujit të freskët, siguron ujë të nxehtë pa pasur rrezik nga ndotja ose sedimentimi.

Daikin Altherma 3 split gama u zgjerua

Njësia e integruar  ECH2O i bashkangjitet produkteve Daikin Altherma 3. Duke përdorur R-32 Bluevolution teknologjinë, ballina është e pajisur me karakteristikën vizualiteti intuitiv i përdoruesit së bashku me Daikin Eye.

Performancë e lartë

Daikin Altherma janë sistemet më të shitura të pompave termike në Evropë, me mbi 500,000 sisteme të realizuara deri më tani. Duke përdorur teknologjinë unike Bluevolution të Daikin-it, gama e re Daikin Altherma 3 me R32 u ofron përdoruesve kapacitete më të larta, me një temperaturë të ujit prej 65 ° C, duke e bërë atë të përsosur për aplikimet e reja të ndërtimit që përdorin ngrohje nën dysheme, duke ofruar performancën e nevojshme të ngrohjes në aplikimet e radiatorëve. pa nevojën e mbështetjes së energjisë elektrike.

 

Vizualiteti intuitiv i përdoruesit

I lehtë për përdorim, Intuitive Daikin Eye siguron një përditësim vizual në kohë reale të statusit të sistemit tuaj. Ngjyra e kaltërt indikon se sistemi po punon në mënyrë të përkryer. Nëse do të ndodhte ndonjë gabim, Syri do të bëhet i kuq.

 

ECH2O teknologjia – parimi i ujit të freskët

Ndarja e ujit të ftohtë nga uji i nxehtë në rezervuar, siguron ujë të pastër dhe të freskët, pa rrezik nga ndotja ose sedimentimi.

 

Maksimalizimi i përdorimit të energjisë së rinovueshme



Si një pompë termike miqësore me ambientin njësia e integruar  ECH2O  ofron zgjidhje të dëshmuara për të ardhmen sa i përket përdorimit të energjisë diellore. Njësia është e disponueshme si sistem diellor me presion, i lidhur me panelet termale dhe është i mbushur me fluide përçuese të nxehtësisë e kombinuar me antifriz ose sistemi pa presion i cili e qarkullon ujin me ndihmën e një pompe shtesë pa pasur nevojë për antifriz. Një opsion i tretë bivalent, lejon që nxehtësia nga burime të tjera si naftë, gaz ose peletë të akumulohet në sistemin solar, duke e ulur përdorimin e energjisë. Sistemet janë të pajisura me Smart Grid Ready funksionin, i cili lejon njësinë të jetë e lidhur me panelin solar fotovoltaik. 

I dizajnuar për efikasitet dhe shkathtësi



Njësia e re e brendshme Daikin Altherma 3 ECH2O EHS(B)(H/X)-D prodhon COP deri më 5.1 efikastitet energjetik për ngrohje të hapësirës  A+++ dhe A për ujë të nxehtë. Sistemi është i disponueshëm në dy madhësi, 300 litra dhe 500 litra, dhe me një kapacitet për 4, 6 ose 8 kW.  I dizajnuar për fleksibilitet maksimal dhe lehtësi për instalim, njësia 300 litërshe ka përmasa  1891 x 595 x 615 ndërsa njësia  500 litërshe 1896 x 790 x 790.



ECH2O është i disponueshëm prej në Gusht 2018. Për më shumë informata vizitoni:

https://www.daikin-ce.com/en_us/product-group/air-to-water-heat-pump-low-temperature/daikin_altherma_3.html

 

DaikinAirconditioning Central Europe 

DaikinAirConditioning Central Europe është themeluar në vitin 1999 me selitë qendrore në BrunnamGebirge në Austri. Portfoli i produkteve përmban prodhime dhe zgjidhje për nxehje, ftohje, ventilim, kondicionim të ajrit dhe ngrirje. Përafërsisht me 230 të punësuar janë përgjegjës për shitjet dhe shërbimet në 15 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore (Austri, Republika Çeke, Sllovaki, Hungari, Romani, Bullgari, Moldavi, Slloveni, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri).

Daikin Europe N.V.

Daikin N.V. Evropë është një posedues subsidiar i DaikinIndustriesLImited dhe një prodhues i madh evropian i kondicionerëve të ajrit, sistemeve të nxehjes dhe pajisjeve ftohëse me mesatarisht 6946 të punësuar gjithandej Evropës dhe me punëtori të vendosura në Belgjikë, Republikë Çeke, Gjermani, Itali, Turqi dhe Mbretëri të Bashkuar.

Globalisht, Daikin është i njohur për afrimin pionier të zhvillimit të produkteve dhe kualitetit të pashoqë dhe shumëllojshmërinë e zgjidhjeve të integruara. Me eksperiencë për më shumë se 90 vite në dizajnim dhe prodhim të teknologjive nxehëse dhe ftohëse, Daikin është lider në tregun e teknologjisë për pompa termike.

 

Kontakt për shtyp:

Marijke Slijkhuis
Marketing & Communication, Daikin Airconditioning Central Europe HandelsgmbH
Tel.: 43 (0)2236 32557-175
Mail: slijkhuis.m@daikin.at
Campus 21, Europaring F12/402, 2345 Brunn am Gebirge, Austria