Bëhuni Home Comfort Expert tani dhe përfitoni nga përparësitë që ju ofron ky program!
Biznes Portali
Home Comfort Expert Partnerët tanë të gjithë informacionin në lidhje me produktet, trajnimet, lajmet dhe shumë më tepër gjejnë në Biznes Portalin tonë.
Përfitime për të gjithë
Perspektiva
Programi Home Comfort Expert është projektuar për instaluesit, të cilët dëshirojnë të dallojnë ofertën e tyre, të rrisin fitimin e tyre dhe të zgjerohen në tregje të reja.
Sapo të pranohen në program, partnerët tanë kanë të drejtë për një gamë të gjerë përfitimesh që nxisin rritje të re dhe forcojnë marrëdhëniet me konsumatorët.
Ne u ofrojmë Home Comfort Expert ndihmën më të mirë që mund të japim: Ne ofrojmë trajnime për të përmirësuar më tej aftësitë teknike dhe aftësitë menaxhuese. Pastaj, ne ofrojmë mbështetje të marketingut që u mundëson atyre të kenë një pamje profesionale në treg përmes një salloni ekspozitues, automjete, materiale reklamuese dhe shumë më shumë. Partnerët e HCE gjithashtu kanë paketa dhe çmime të veçanta krahasuar me tregtarët standardë.
Ne ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe luajmë hapur. Home Comfort Expert Partnerët janë çelësi për shitjet e Daikin dhe markës tonë primare në treg.
6 përfitime për partnerët tanë
Home Comfort Expert-ët mund të mbështeten në gjashtë përfitime të mrekullueshme:
- Kanale të forta informacioni dhe trajtimi i preferuar
- Koncepti marketingu, mbështetje profesionale dhe shërbim
- Paketa me çmime të mira
- Partneritet i fortë dhe i besueshëm
- Marrëdhënie të qarta
- Shitjet më të lart
Përparoni me listën tonë të bonuseve
Të gjashtë përfitimet aplikohen tek të gjithë Home Comfort Expert-ët. Partnerët të cilët dëshirojnë të fitojnë edhe më shumë avantazhe mund të jenë pjesë e skemës sonë të bonuseve dhe të bëhen partnerë HCE Premium. Ata duhet të përmbushin kushte të shumta, por ata mund të mbledhin pikë bonus, të cilat u lejojnë atyre të kenë përfitime të veçanta.
Në varësi të numrit total të bonuseve, ato mund të arrijnë një nivel të caktuar në skemën e bonuseve - nivel argjendi, ari ose platini. Statusi është i vlefshëm për një periudhë njëvjeçare, pas skadimit të kësaj periudhe bëhet përsëri vlerësimi. Niveli më i lartë do të thotë më shumë përfitime për partnerin HCE Premium.
REFERENCAT:
Pyetëm disa nga Home Comforts Expert-ët se cili është prioriteti kryesorë i i këtij programi. Ja se çfar na thanë.
“Programi iHome Comfort Expert është shumë profesional dhe i strukturuar. Është hera e parë në historinë e Daikin që rekomandoi që çmimet e konsumit të fundit të shfaqen në treg, gjë që është shumë e vlefshme për të gjithë ne.”
Vladimir Venkov
Drejtor, MMC Ink., Bullgari
“Programi Home Comfort Expert ndihmon partnerët të rriten edhe më shpejt. Në treg ekziston nevoja për ta sjellë markën Daikin në një nivel më të lartë dhe me këtë program ne do ta arrijmë atë.”
Miha Glavič, MBA
Drejtor, E2E d.o.o., Sloveni
“Programi Home Comfort Expert na nxit përpara me secilën njësi të shitur. Ajo ndihmon kompaninë tonë të rritet dhe të zgjerohet, dhe gjithashtu na ka mbështetur në ndërtimin e sallonit tonë ekspozues.”
Marek Žiačik, Marek Mihály
Pronarë të M-M KLIMA, Slovaki
Daikin Promoshop
Këtu mund të porositni materialet të preferuara promovuese të Daikin dhe poashtu mund t'i veni logon tuaj.