Skip to main content

Çfarë kuptimi kanë termat COP dhe EER?

Termat COP (koeficienti i performancës) dhe EER (raporti i efikasitetit të energjisë) përshkruajnë efikasitetin në ngrohje dhe ftohje të kondicionerëve. Ato tregojnë raportin e ngrohjes ose ftohjes që ofrohet nga një njësi në krahasim me sasinë e hyrjes së energjisë elektrike që kërkohet për ta gjeneruar atë. Kështu, nëse një kondicioner gjeneron 5 kW nxehtësi nga një hyrje energjie elektrike 1 kW, koeficienti COP i tij thuhet se është 5,0. Po ashtu, nëse një kondicioner gjeneron 5 kW ftohje nga një hyrje energjie elektrike 1 kW, raporti EER i tij thuhet gjithashtu se është 5,0. Sa më e lartë të jetë COP dhe EER, aq më shumë efikase në energji është pajisja.

Daikin është anëtar i certifikuar i EUROVENT – një organizatë prestigjioze ndërkombëtare e prodhuesve, e angazhuar në përmirësimin e standardeve të kondicionerëve në mbarë tregun evropian. Për të mbështetur këtë, produktet e anëtarëve të EUROVENT u nënshtrohen testimeve rigoroze në laboratorë të pavarur. Pjesëmarrja nga Daikin në skemën e testimeve është garanci për klientin se vlerat COP dhe EER të cituar për produktet janë si të sakta ashtu edhe të paanshme.