Skip to main content

APLIKACIONI DAIKIN 3D

Aplikacioni i ri 3D nga Daikin

Keni menduar ndonjëherë se si duken në shtëpinë tuaj kondicioneri apo pajisja e ngrohjes?

Aplikacioni Daikin 3D është aplikacioni ideal që ju ndihmon të gjeni zgjidhjen e përkryer të ajrit të kondicionuar ose ngrohjes.

Aplikacioni Daikin 3D është në gjendje të vendosë çdo kondicioner apo pajisje ngrohjeje kudo që doni përmes Augmented Reality. Në këtë mënyrë mund të gjeni pajisjen që i përshtatet shtëpisë suaj. Jo vetëm që mund të shikoni njësinë tuaj të brendshme, por ky aplikacion ju lejon gjithashtu që të dilni jashtë dhe të shikoni se ku është vendi më i mirë ku mund të vendoset njësia e jashtme.

Aplikacioni Daikin 3D është shumë i lehtë për t’u përdorur! Zgjidhni pajisjen e dëshiruar dhe klikoni butonin e Augmented Reality. Aplikacioni ju jep një shpjegim hap pas hapi se si të simuloni njësinë Daikin brenda shtëpisë suaj.

Aplikacioni Daikin 3D ofron shumë veçori të dobishme:

  • Ju mund të personalizoni madhësinë, ngjyrën, të rrotulloni dhe lëvizni kondicionerin ose njësinë e ngrohjes sipas dëshirës suaj.
  • Ju mund të shikoni dimensionet e sakta të secilës pajisje dhe pozicionin e saj nga dyshemeja/tavani me një klikim të thjeshtë.
  • Ju mund të bëni një fotografi të njësisë 3D dhe ta ruani në galerinë e telefonit, në këtë mënyrë do të keni një referencë të përhershme.
  • Ju mund të këshilloheni me fletën e të dhënave teknike dhe të gjeni informacione shtesë rreth pajisjeve të ndryshme.

Shënim: mund të ketë një mundësi që disa pajisje të vjetra celulare të mos e mbështesin teknologjinë e kërkuar për A.R. Në rast se pajisja juaj celulare nuk është e përputhshme, ju mund ta përdorni përsëri aplikacionin duke përdorur një “marker”.

Ndiqni udhëzimet e mëposhtme rreth mënyrës se si të përdorni markerin.

1. Shkarkoni “markerin”

2. Printoni “markerin” në një fletë A4.

3. Vendoseni “markerin” në murin ku dëshironi të instaloni njësinë, vendosni në kornizë fletën me pajisjen tuaj celulare dhe kondicioneri do të shfaqet në 3D në madhësinë e vet origjinale. Mund ta vendosësh “markerin” në tokë në tarracën ose në ballkonin ku do të donit të instalonit njësinë e jashtme dhe do ta shikoni të shfaqet në ekran.

Mohim ligjor:

Daikin tregon se shfaqja e imazheve 3D duke përdorur aplikacionin mund të rezultojë në pasaktësi apo gabime për të cilat ai nuk mund të mbahet përgjegjës në asnjë lloj mënyre.
Nëse dëshironi të merrni të dhëna të sakta, mund të këshilloheni me dokumentacionin tonë teknik dhe komercial.