Skip to main content
Njësi e montuar në mur

FTXB-B / 3MXS-E

FTXB-B / 3MXS-E

Karakteristikat e produktit

  • Paneli ballor i sheshtë dhe me stil shkrihet me çdo lloj dekori të brendshëm dhe është më i lehtë për t'u pastruar
  • Me 1 njësi të shumëfishtë të jashtme mund të lidhen deri në 3 njësi të brendshme; të gjitha njësitë e brendshme mund të kontrollohen më vete dhe nuk kanë nevojë të instalohen në të njëjtën dhomë apo në të njëjtën kohë
  • Telekomanda me rreze infra të kuqe është e thjeshtë në përdorim dhe e pajisur me një funksion kohe që ju mundëson të programoni njësinë të fillojë ose ndalojë në kohën që ju dëshironi.
  • Modaliteti Turbo lejon të ngrohni ose të ftohni me shpejtësi dhomën brenda pak minutash
  • Mund të lidhen lloje të ndryshme njësish të brendshme: p.sh. të montuara në mur, kasetë këndore e montuar në tavan, njësi e fshehur në tavan
  • Rrotullimit automatik vertikal i lëviz krahët e shkarkimit nga lart-poshtë për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën
  • Njësitë e jashtme janë të pajisura me një kompresor me rrotullim, i njohur për zhurmë të ulët dhe efikasitet të lartë energjie.
  • Njësitë e jashtme për përdorim me disa modele.
  • Modaliteti i qetësisë së natës e ul automatikisht zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së jashtme me 3dBA gjatë natës (njësitë e shumëfishta të jashtme vetëm në modalitetin e ftohjes).
  • Kohëmatësi 24 orësh mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
  • Përdorimi i njësive të jashtme të llojit inverter në një sistem të kondicionimit të ajrit me një efikasitet të lartë energjie dhe me një nivel shumë të ulët zhurme
  • Njësitë e jashtme Daikin janë të rregullta, të forta dhe mund të montohen lehtë në çati, në tarracë ose thjesht të vendosen në një mur të jashtëm.

Përfitimet

  • Inverteri

    Inverteri

    Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.

  • Modaliteti ekonomik

    Modaliteti ekonomik (Kategoria 25, 35)

    Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.

  • Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes

    Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes (Kategoria 25, 35)

    Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.

  • Modaliteti i caktuar për natën

    Modaliteti i caktuar për natën (Kategoria 25, 35)

    Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Modaliteti i komoditetit

    Modaliteti i komoditetit (Kategoria 25, 35)

    Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.

  • Modaliteti i fuqishëm

    Modaliteti i fuqishëm

    Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)

  • Modalitet i qetësisë së natës

    Modalitet i qetësisë së natës

    Ul automatikisht zhurmën e funksionimit të njësisë së jashtme gjatë natës me 3dB(A) duke eliminuar një tel urë të njësisë së jashtme. (Njësitë e jashtme të shumëfishta vetëm në modalitetin e ftohjes).

  • Modaliteti i gjumit të rehatshëm

    Modaliteti i gjumit të rehatshëm (kategoria 50, 60)

    Funksion i rritjes së komfortit që ndjek një ritëm të caktuar të ndryshimit të temperaturës.

  • Rrotullimi automatik vertikal

    Rrotullimi automatik vertikal

    Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.

  • Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (3 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër ajri

    Filtër ajri

    Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.

  • Programues kohe për 24 orë

    Programues kohe për 24 orë

    Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh

  • Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

Dokumentimi

Sorry, we could not find any documents.