Skip to main content
Njësi e varur në tavan

FHA-A

Për dhomat e gjera pa tavane të varura dhe pa hapësirë të lirë në dysheme
FHA-A

Karakteristikat e produktit

  • Ideale për qarkullim komod të ajrit në dhoma të gjera falë efektit Coanda: kënd shkarkimi deri në 100°
  • Madje edhe dhomat me tavane deri në 3,8 m mund të ngrohen dhe të ftohen shumë lehtë pa humbje kapaciteti
  • Mund të montohet me lehtësi si në projektet e reja, ashtu dhe në projektet e rinovimit
  • Kombinimi me teknologjinë R-32 Bluevolution redukton ndikimin në mjedis me 68% krahasuar me R-410A, duke sjellë menjëherë konsum më të ulët të energjisë falë efikasitetit të saj të lartë energjetik, si dhe ka deri në 16% më pak mbushje me agjent ftohës
  • Mund të montohet lehtësisht në cepa ose në hapësira të ngushta, sepse ka nevojë vetëm për 30 mm hapësirë anësore shërbimi
  • Gamë e unifikuar për njësinë e brendshme për R-32 dhe R-410A
  • Konsum i reduktuar i energjisë falë motorit me ventilator DC të projektuar në mënyrë specifike
  • 5 shkallë të ndryshme shpejtësie të disponueshme për komoditetin maksimal
  • Njësia me stil ndërthuret lehtësisht me çdo ambient të brendshëm. Fletët mbyllen plotësisht kur njësia nuk funksionon dhe nuk duken më fletë për hyrjen e ajrit

Përfitimet

  • Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji

  • Rrotullimi automatik vertikal

    Rrotullimi automatik vertikal

    Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.

  • Ftohje e infrastrukturës

    Ftohje e infrastrukturës

    Largoni me besueshmëri, efikasitet dhe fleksibilitet nxehtësinë që krijohet vazhdimisht nga pajisjet e IT-së dhe serverit për të garantuar kohë pune maksimale ndërkohë që ofrohet kthimi më i mirë për investimin.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (3 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër ajri

    Filtër ajri

    Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.

  • Programuesi javor i kohës

    Programuesi javor i kohës

    Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.

  • Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Telekomandë me rreze infra të kuqe (opsional)

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.

  • Telekomanda me kabllo

    Telekomanda me kabllo (opsional)

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.

  • Kontrolli i centralizuar

    Kontrolli i centralizuar (opsional)

    Nis, ndalon dhe rregullon disa kondicionerë ajri nga një pikë qendrore.

  • Onecta përmes aplikacionit

    Onecta përmes aplikacionit

    Kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes aplikacionit

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

  • Kompleti i pompës së kullimit

    Kompleti i pompës së kullimit (opsional)

    Lehtëson tharjen e avullit të kondensuar nga njësia e brendshme.

  • Përdorimi çift dysh/tresh/i dyfishtë

    Përdorimi çift dysh/tresh/i dyfishtë

    2, 3 ose 4 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme funksionojnë brenda të njëjtit modalitet të ngrohjes ose ftohjes nga një telekomandë.

  • Përdorimi me disa modele

    Përdorimi me disa modele

    Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.

Dokumentimi

Shkarko gjuhën