Karakteristikat e produktit
- Kombinimi me njësitë e jashtme Split është ideal për përdorime të vogla rezidenciale, në njësi shitjeje ose zyra
- Zgjedhja e një produkti R-32 ul ndikimin në mjedis me 68% krahasuar me R-410A dhe sjell direkt konsumim më të ulët të energjisë falë efikasitet të tij të lartë në energji
- Njësia më e hollë në kategori, vetëm 245 mm (lartësi e integruar 300 mm) dhe si rrjedhojë hapësirat e ngushta në tavan nuk janë më problem
- Nivel i ulët zhurme gjatë funksionimit deri në 25 dbA
- Njësitë e jashtme janë të pajisura me një kompresor me rrotullim, i njohur për zhurmë të ulët dhe efikasitet të lartë energjie.
- Njësitë e jashtme për përdorim në çift
- Presioni i jashtëm statik mesatar deri në 150 Pa lehtëson përdorimin e tubave fleksibël të gjatësive të ndryshme
- Mundësia për ta ndryshuar ESP-në nëpërmjet telekomandës me tela lejon optimizimin e volumit të ajrit të furnizuar
- Fshihet mirë në tavan: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
- Seti multizonal mundëson shërbimin e disa zonave me klimë të kontrolluar në mënyrë individuale nga një njësi e brendshme
- Fletë të shkëmbyesit të nxehtësisë së njësisë së jashtme, të trajtuara kundër gërryerjes
- Njësitë e jashtme Daikin janë të rregullta, të forta dhe mund të montohen lehtë në çati, në tarracë ose thjesht të vendosen në një mur të jashtëm.
Përfitimet
Dokumentimi
Shkarko gjuhën