
Karakteristikat e produktit
- Aseti më i dukshëm i Daikin Emura; është pamja e tij. Pamja e matur por elegante i shton një dimension tjetër vlerave të njohura; të komoditetit dhe cilësisë superiore të markës Daikin
- Me 1 njësi të shumëfishtë të jashtme mund të lidhen deri në 4 njësi të brendshme dhe nuk kanë nevojë të instalohen në të njëjtë dhomë apo të njëjtën kohë; ato funksionojnë në mënyrë të njëpasnjëshme brenda të njëjtit modalitet të ngrohjes ose të ftohjes
- Shkrirje e veçantë e dizajnit ikonik dhe perfeksionit inxhinierik me një sipërfaqe elegante në ngjyrë të bardhë kristali mat
- Mund të lidhen lloje të ndryshme njësish të brendshme: p.sh. njësi të montuara në mur, njësi të fshehura në tavan
- Programuesi javor i kohës mund të vendoset për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore
- Njësitë e jashtme janë të pajisura me një kompresor me rrotullim, i njohur për zhurmë të ulët dhe efikasitet të lartë energjie.
- Forma. Funksioni. Të ripërkufizuara. Daikin Emura përfaqëson një ndërthurje perfekte të stilit dhe substancës, të formës dhe funksionit, të ngrohjes inteligjente dhe ftohjes efikase.
- Çmimi për dizajnin e mirë: kriter unik vlerësimi për dizajnin industrial në Japoni
- Telekomanda me rreze infra të kuqe është e thjeshtë në përdorim dhe e pajisur me një funksion kohe që ju mundëson të programoni njësinë të fillojë ose ndalojë në kohën që ju dëshironi.
- Onecta: kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me një aplikacion, përmes rrjetit tuaj lokal ose internetit
- Përdorimi i njësive të jashtme të llojit inverter në një sistem të kondicionimit të ajrit me një efikasitet të lartë energjie dhe me një nivel shumë të ulët zhurme
- Njësitë e jashtme Daikin janë të rregullta, të forta dhe mund të montohen lehtë në çati, në tarracë ose thjesht të vendosen në një mur të jashtëm.
Përfitimet
Dokumentimi
Sorry, we could not find any documents.