Karakteristikat e produktit
- Presioni i jashtëm statik i lartë deri në 270 Pa lehtëson rrjetin e gjerë të tubave dhe të grilës
- I fshehur mirë në mur: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
- Njësi me kapacitet të madh: kapaciteti i ngrohjes deri në 31,5 kW
- Konsum i reduktuar i energjisë falë motorit me ventilator DC të projektuar në mënyrë specifike
Përfitimet
-
Inverteri
Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.
-
Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia
Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje (pompa ngrohëse)
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (2 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër ajri (opsional)
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Programuesi javor i kohës
Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Telekomanda me kabllo
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.
-
Kontrolli i centralizuar
Nis, ndalon dhe rregullon disa kondicionerë ajri nga një pikë qendrore.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
-
Për shumë banorë
Furnizimi kryesor me energji i njësisë së brendshme mund të çaktivizohet kur dilni nga hoteli ose nga zyrat.
-
Kompleti i pompës së kullimit (opsional)
Lehtëson tharjen e avullit të kondensuar nga njësia e brendshme.
Detajet teknike
Dokumentimi
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.




Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.