Karakteristikat e produktit
- Zgjedhja e një produkti R-32 ul ndikimin në mjedis me 68% krahasuar me R-410A dhe sjell direkt konsumim më të ulët të energjisë falë efikasitet të tij të lartë në energji
- Funksionim i qetë si pëshpërimë: njësia me zor mund të dëgjohet se punon. Niveli i presionit të zërit ulet në 19dBA !
- Ideale për instalim në dhoma gjumi (gama e kapacitetit më të vogël) dhe në ambiente banimi me forma jo të rregullta (gama e kapacitetit më të madh)
- Sensori i diktimit të lëvizjes për 2 zona: qarkullimi i ajrit dërgohet në një zonë ndryshe nga ajo ku ndodhet personi në atë moment; nëse nuk diktohet asnjë person, njësia kalon automatikisht në cilësimin e efikasitetit të energjisë. (hapësirë me kapacitet më të lartë)
- Paneli i kontrollit online: kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me një aplikacion, përmes rrjetit tuaj lokal ose internetit
- Dizajn diskret dhe modern. Këndet e tij të lëmuara gërshetohen bukur me murin duke rezultuar në një prani modeste që përputhet me dekorin e brendshëm.
- Finiturë me cilësi të lartë në ngjyrë të bardhë kristali mat
- Dizajn i ri i telekomandës, gjithashtu me finiturë të cilësisë së lartë me ngjyrë të bardhë mat për t'i dhënë një përputhje të përkryer me njësinë e brendshme
- Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes: redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes. Nëse nuk diktohet njeri për rreth 20 minuta, sistemi kthehet vetiu në modalitetin e kursimit të energjisë.
Përfitimet
-
Sensori i diktimit të lëvizjes për 2 zona
Rryma e ajrit dërgohet në një hapësirë të ndryshme nga ajo ku ndodhet personi për momentin. Nëse nuk diktohet asnjë person, njësia kalon automatikisht në cilësimin e efikasitetit të energjisë.
-
Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes
Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.
-
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
-
Kontrollues online përmes aplikacionit
Kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes aplikacionit.
-
Modaliteti ekonomik
Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.
-
Modaliteti i caktuar për natën
Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Modaliteti i komoditetit
Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
-
Qarkullimi 3-D i ajrit
Kombinon rrotullimin automatik vertikal dhe horizontal dhe mundëson qarkullimin e një rryme të ngrohtë/të freskët ajri deri në cepat më të largët të hapësirave të mëdha.
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Rrotullimi automatik horizontal
Mundësi përzgjedhjeje e lëvizjes automatike horizontale të fletëve të shkarkimit të ajrit, për qarkullim ajri dhe shpërndarje temperature uniforme.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër aromatizues prej apatiti titani
Shpërbën aromat e bezdisshme për shembull duhani dhe kafshët
-
Programuesi javor i kohës
Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Telekomanda me kabllo
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.
-
Kontrolli i centralizuar
Nis, ndalon dhe rregullon disa kondicionerë ajri nga një pikë qendrore.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Detajet teknike
Dokumentimi





Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.


Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.



Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.