Karakteristikat e produktit
- Kapacitet i garantuar në ngrohje në temperatura të ulëta të ambientit, deri në -25°C
- Falë serpentinës unike me varje të lirë të njësisë së jashtme, përmirësohet cikli i shkrirjes, që rezulton në kosto më të ulëta përdorimi dhe pa akumulim të akullit
- Qetësi në funksionim deri në 23 dBA
- Kontrolluesi në linjë: kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me një aplikacion, përmes rrjetit tuaj lokal ose internetit
- Njësitë e jashtme për përdorim në çift
- Përmasat kompakte të njësisë e bëjnë atë ideale për projektet e rinovimit, veçanërisht për instalim mbi derë
- Vlerat e efikasitetit sezonal: A+ në ftohje dhe ngrohje
Përfitimet
-
Kontrollues online përmes aplikacionit
Kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes aplikacionit.
-
Funksionimi i garantuar deri në -25°C
Njësitë Daikin janë të përshtatshme për të gjitha klimat, edhe në kushte të ashpra dimri me një gamë funksionimi deri në -25°C
-
Modaliteti i caktuar për natën
Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Modaliteti i komoditetit
Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër aromatizues prej apatiti titani
Shpërbën aromat e bezdisshme për shembull duhani dhe kafshët
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Telekomanda me kabllo
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Detajet teknike