Karakteristikat e produktit
- Paneli ballor i sheshtë dhe me stil shkrihet me çdo lloj dekori të brendshëm dhe është më i lehtë për t'u pastruar
- Qetësi në funksionim deri në 21 dBA
- Vlerat e efikasitetit sezonal: A+ në ftohje dhe ngrohje
Përfitimet
-
Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes (Kategoria 25, 35)
Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.
-
Modaliteti ekonomik (Kategoria 25, 35)
Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.
-
Modaliteti i caktuar për natën (Kategoria 25, 35)
Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Modaliteti i komoditetit (Kategoria 25, 35)
Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
-
Modaliteti i gjumit të rehatshëm (kategoria 50, 60)
Funksion i rritjes së komfortit që ndjek një ritëm të caktuar të ndryshimit të temperaturës.
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (3 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Detajet teknike
Dokumentimi



Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.



Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.