Karakteristikat e produktit
- Njësi kompakte (230 mm e lartë dhe; 652 mm e thellë), mund të montohet lehtë në hapësira të ngushta të tavanit
- I fshehur mirë në tavan: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
- Funksionim i qetë si pëshpërimë: niveli i presionit të zhurmës ulet deri në 28 dBA
- Drejtimi i thithjes së ajrit mund të ndryshohet nga thithja prapa në thithjen poshtë
- Për montim të thjeshtë, ena e kullimit mund të vendoset në të majtë ose në të djathtë të njësisë
- Super Multi Plus kombinon fuqinë dhe instalimin e lehtë të njësisë së jashtme VRV me funksionimin e qetë të njësive të brendshme në ambjentet e banimit.
- Të gjitha njësitë e brendshme mund të kontrollohen individualisht dhe nuk është nevoja të instalohen në të njëjtën dhomë apo në të njëjtën kohë.
- Një kompresor i drejtuar nga inverteri i lejon kapacitetit të rregullohet saktësisht për t'iu përshtatur ndryshimeve të temperaturave brenda dhe jashtë dhomës
- Fleksibilitet i rritur i tubacioneve: 135 m gjatësi tubacioni pa kufizime në pozicionin e instalimit të njësisë së brendshme, duke rezultuar në fleksibilitet planifikimi të përmirësuar ndjeshëm
Përfitimet
-
Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia
Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji
-
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
-
Inverteri
Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (2 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Programuesi javor i kohës
Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.
-
Telekomanda me kabllo
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
-
Përdorimi me disa modele
Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.
-
VRV për përdorim rezidencial
Deri në 9 njësi të brendshme (edhe të madhësive të ndryshme dhe deri në kategorinë 71) mund të lidhen me një njësi të vetme të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të përdoren individualisht në të njëjtin regjim.
Dokumentimi
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.






Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.