Karakteristikat e produktit
- Disponohet në 20 dhe 25 kW
- Shkarkimi i ajrit në 360° siguron qarkullim uniform të ajrit dhe shpërndarje uniforme të temperaturës
- Ripërdorimi i teknologjisë ekzistuese R-22 ose R-407C
- Garanton funksionimin në modalitetin e ngrohjes deri në -15°C
- Modaliteti standard i qetësisë së natës
- Gjatësia maksimale e tubacioneve deri në 100 m
- Kosto më të ulëta mirëmbajtjeje falë funksionit me vetëpastrim
- Gamë e gjerë njësish të brendshme që lidhen
- Rrotullimit automatik vertikal i lëviz krahët e shkarkimit nga lart-poshtë për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën
- Quiet operation: down to 28dBA sound pressure level
- Paneli i dekorimit me stil modern disponohet në 3 variacione të ndryshme: i bardhë (RAL9010) me fletë gri, plotësisht i bardhë (RAL9010) ose panel me vetëpastrim
- Daikin prezanton në tregun Europian kasetën e parë vetëpastruese
- Pastrimi ditor automatik i filtrit sjell efikasitet më të lartë dhe; komoditet dhe kosto më të ulëta mirëmbajtjeje. Pluhuri mund të hiqet lehtësisht me fshesë me korrent, pa e hapur njësinë
- Diferenca maksimale e lartësisë së instalimit deri në 30 m
- Pastrim i lehtë i pluhurit me fshesë me korrent, pa e hapur njësinë.
- Meqënëse fletët mund të lëvizin në një pozicion 0 gradë, praktikisht nuk mund të ndihet asnjë korrent ajri.
- Mundësi për 23 modele të ndryshme të qarkullimit të ajrit
- Hyrja opsionale e ajrit të freskët
- Pompa e zbrazjes me ngritje 850 mm është vendosur si standarde
Përfitimet
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Inverteri
Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.
-
Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia
Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Filtër me pastrim automatik
Filtri automatik vetëpastrohet një herë në ditë. Thjeshtësia e mirëmbajtjes do të thotë efikasitet optimal i energjisë dhe komoditet maksimal pa pasur nevojë për mirëmbajtje të shtrenjta dhe që marrin kohë.
-
Parandalimi i korrenteve të ajrit
Kur fillon të ngrohet ose kur termostati është i fikur, drejtimi i nxjerrjes së ajrit vendoset horizontalisht dhe ventilatori vendoset në shpejtësi të ulët për të parandaluar korrentet e ajrit. Pas ngrohjes, nxjerrja e ajrit dhe shpejtësia e ventilatorit vendosen sipas dëshirës.
-
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
-
Parandalimi i ndotjes së tavanit
Parandalon fryrjen e ajrit në pozicionin horizontal për një kohë të gjatë, për të parandaluar njollat në tavan.
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (2 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Dokumentimi
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.
