Karakteristikat e produktit
- Projektuar për t'u kombinuar vetëm me shumë njësi të jashtme
- Dimensionet kompakte të njësisë e bëjnë ideale për dhomat e gjumit
- Sensori i lëvizjes kursen energji për ato dhoma ku nuk ka njerëz: kur dhoma është bosh, njësia kalon në modalitetin ekonomik pas 20 minutash dhe rinis punë kur një person hyn në dhomë.
- Kontrolluesi në linjë: kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me një aplikacion, përmes rrjetit tuaj lokal ose internetit
- Qarkullimi i ajrit 3D kombinon rrotullimin automatik vertikal dhe horizontal dhe mundëson qarkullimin e një korrenti të ngrohtë/të freskët ajri deri në cepat më të largët të hapësirave të mëdha
- Finiturë me cilësi të lartë në ngjyrë të bardhë kristali mat
Përfitimet
-
Sensori i lëvizjes
Kursen energji për ato dhoma ku nuk ka njerëz: kur dhoma është bosh, njësia kalon në modalitetin ekonomik pas 20 minutash dhe rinis punë kur një person hyn në dhomë.
-
Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes
Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.
-
Qetësi pëshpërime
Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.
-
Kontrollues online përmes aplikacionit
Kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes aplikacionit.
-
VRV për përdorim rezidencial
Deri në 9 njësi të brendshme (edhe të madhësive të ndryshme dhe deri në kategorinë 71) mund të lidhen me një njësi të vetme të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të përdoren individualisht në të njëjtin regjim.
-
Modaliteti ekonomik
Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.
-
Modaliteti i caktuar për natën
Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Modaliteti i komoditetit
Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së jashtme
Butoni "Silent" në telekomandë e ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së jashtme me 3dB(A) për të siguruar një ambient të qetë për fqinjin.
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër aromatizues prej apatiti titani
Kap grimcat e pluhurit në ajër dhe substancat e dëmshme kimike organike siç janë bakteret, viruset dhe substancat alergjike dhe heq aromat e këqija p.sh. të duhanit dhe kafshëve shtëpiake.
-
Programuesi javor i kohës
Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Telekomanda me kabllo
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.
-
Kontrolli i centralizuar
Nis, ndalon dhe rregullon disa kondicionerë ajri nga një pikë qendrore.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
-
Përdorimi me disa modele
Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.
Dokumentimi



