Karakteristikat e produktit
- Praktikisht i padëgjueshëm: njësia funksionon kaq pa zhurmë, sa pothuajse do të harroni se ndodhet aty.
- Paneli i kontrollit online (opsional): kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me një aplikacion, përmes rrjetit tuaj lokal ose internetit dhe monitoroni konsumin e energjisë
- Qarkullimi i ajrit 3D kombinon rrotullimin automatik vertikal dhe horizontal dhe mundëson qarkullimin e një korrenti të ngrohtë/të freskët ajri deri në cepat më të largët të hapësirave të mëdha
- Përmasat kompakte të njësisë e bëjnë atë ideale për projektet e rinovimit, veçanërisht për instalim mbi derë
- Vlera efikasiteti sezonal deri në A++ në ftohje dhe ngrohje
- Zgjedhja e një produkti R-32 ul ndikimin në mjedis me 68% krahasuar me R-410A dhe sjell direkt konsumim më të ulët të energjisë falë efikasitet të tij të lartë në energji
- Dizajn modern me montim në mur për kursim hapësire
Përfitimet
-
Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes
Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes.
-
Qarkullimi 3-D i ajrit
Kombinon rrotullimin automatik vertikal dhe horizontal dhe mundëson qarkullimin e një rryme të ngrohtë/të freskët ajri deri në cepat më të largët të hapësirave të mëdha.
-
Kontrollues online përmes aplikacionit
Kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes aplikacionit.
-
Përdorimi me disa modele
Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.
-
Modaliteti ekonomik
Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.
-
Modaliteti i caktuar për natën
Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Modaliteti i komoditetit
Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme
Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Rrotullimi automatik horizontal
Mundësi përzgjedhjeje e lëvizjes automatike horizontale të fletëve të shkarkimit të ajrit, për qarkullim ajri dhe shpërndarje temperature uniforme.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër aromatizues prej apatiti titani
Decomposes bothersome odours of for example tobacco and pets
-
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Detajet teknike
Dokumentimi
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.


Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.
