Karakteristikat e produktit
- Paneli ballor i sheshtë dhe me stil shkrihet me çdo lloj dekori të brendshëm dhe është më i lehtë për t'u pastruar
- Qetësi në funksionim deri në 21 dBA
- Njësitë e jashtme për përdorim në çift
- Vlera efikasiteti sezonal deri në A+ në ftohje dhe ngrohje
- Gama e gjerë e njësive ofron potencial maksimal në aplikim
- Pompat e ngrohjes janë zgjidhjet që përmbajnë ngrohjen dhe ftohjen në një për përdorim komercial. Ato nxjerrin energjinë termike nga ajri i ambientit dhe për këtë arsye janë efikase në kursimin e energjisë dhe emetojnë shumë më pak CO2 sesa sistemet e ngjashme të bolierëve me karburant fosil.
- Vlera sezonale efikasiteti deri në A+
- Njësitë e jashtme Daikin janë të pajisura me shkëmbyes nxehtësie me trajtim kundër gërryerjes (fleta blu) që siguron rezistencë më të lartë ndaj kushteve më të këqija të motit
- Njësitë e jashtme Daikin janë të rregullta, të forta dhe mund të montohen lehtë në çati, në tarracë ose thjesht të vendosen në një mur të jashtëm.
Përfitimet
-
Vetëm ventilatori
Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.
-
Inverteri
Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.
-
Modaliteti i fuqishëm
Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.
-
Kalimi automatik ftohje-ngrohje
Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.
-
Modaliteti i gjumit të rehatshëm
Funksion i rritjes së komfortit që ndjek një ritëm të caktuar të ndryshimit të temperaturës.
-
Rrotullimi automatik vertikal
Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.
-
Shpejtësia automatike e ventilatorit
Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.
-
Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)
Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.
-
Programi i tharjes
Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.
-
Filtër ajri
Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.
-
Programues kohe për 24 orë
Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh
-
Telekomandë me rreze infra të kuqe
Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.
-
Rindezja automatike
Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.
-
Vetë-diagnostikimi
Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.
Detajet teknike
Dokumentimi
Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.