Kasetë qosheje e montuar në tavan

FXKQ-MA

Njësi me fryrje në 1 drejtim për instalim në kënd

FXKQ-MA

Karakteristikat e produktit

  • Përmasa kompakte, mund të montohen me lehtësi në një zbrazëti të ngushtë në tavan (nevojitet vetëm 220 mm hapësirë në tavan, 195 me distanciator paneli që disponohet si aksesor)
  • Kushtet optimale të qarkullimit të ajrit krijohen ose nga shkarkimi i ajrit për poshtë, ose nga shkarkimi i ajrit përballë (nëpërmjet grilës opsionale) ose nga kombinimi i të dyjave.
  • Veprimet e mirëmbajtjes mund të kryhen duke hequr panelin e përparmë
  • Pompa standarde e kullimit me ngritje 330mm rrit fleksibilitetin dhe shpejtësinë e instalimit

Përfitimet

  • Inverteri

    Inverteri

    Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.

  • Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Parandalimi i korrenteve të ajrit

    Parandalimi i korrenteve të ajrit

    Kur fillon të ngrohet ose kur termostati është i fikur, drejtimi i nxjerrjes së ajrit vendoset horizontalisht dhe ventilatori vendoset në shpejtësi të ulët për të parandaluar korrentet e ajrit. Pas ngrohjes, nxjerrja e ajrit dhe shpejtësia e ventilatorit vendosen sipas dëshirës.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Parandalimi i ndotjes së tavanit

    Parandalimi i ndotjes së tavanit

    Parandalon fryrjen e ajrit në pozicionin horizontal për një kohë të gjatë, për të parandaluar njollat në tavan.

  • Rrotullimi automatik vertikal

    Rrotullimi automatik vertikal

    Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (2 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër ajri

    Filtër ajri

    Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.

  • Programuesi javor i kohës

    Programuesi javor i kohës (opsional)

    Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.

  • Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Telekomandë me rreze infra të kuqe (opsional)

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.

  • Telekomanda me kabllo

    Telekomanda me kabllo (opsional)

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.

  • Kontrolli i centralizuar

    Kontrolli i centralizuar (opsional)

    Nis, ndalon dhe rregullon disa kondicionerë ajri nga një pikë qendrore.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

  • Kompleti i pompës së kullimit

    Kompleti i pompës së kullimit (standard)

    Lehtëson tharjen e avullit të kondensuar nga njësia e brendshme.

Detajet teknike

Dokumentimi

Katalogu
Shkarko gjuhën
Udhëzimi i instalimit
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Udhëzimi i përdorimit
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Deklarimi
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.