Njësi e montuar në mur

FTXM-K

Dizajn i thjeshtë dhe modern për efikasitet dhe komoditet optimal falë syrit inteligjent për 2 zona

FTXM-K

Karakteristikat e produktit

  • Zgjedhja e një produkti R-32 ul ndikimin në mjedis me 68% krahasuar me R-410A dhe sjell direkt konsumim më të ulët të energjisë falë efikasitet të tij të lartë në energji
  • Funksionim i qetë si pëshpërimë: njësia me zor mund të dëgjohet se punon. Niveli i presionit të zërit ulet në 19dBA !
  • Ideale për instalim në dhoma gjumi (gama e kapacitetit më të vogël) dhe në ambiente banimi me forma jo të rregullta (gama e kapacitetit më të madh)
  • Syri inteligjent për 2 zona: rryma e ajrit dërgohet në një hapësirë të ndryshme nga ajo ku ndodhet personi për momentin; nëse nuk diktohet asnjë person, njësia kalon automatikisht në cilësimin e efikasitetit të energjisë. (hapësirë me kapacitet më të lartë)
  • Paneli i kontrollit online: kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje me një aplikacion, përmes rrjetit tuaj lokal ose internetit
  • Dizajn diskret dhe modern. Këndet e tij të lëmuara gërshetohen bukur me murin duke rezultuar në një prani modeste që përputhet me dekorin e brendshëm.
  • Finiturë me cilësi të lartë në ngjyrë të bardhë kristali mat
  • Dizajn i ri i telekomandës, gjithashtu me finiturë të cilësisë së lartë me ngjyrë të bardhë mat për t'i dhënë një përputhje të përkryer me njësinë e brendshme
  • Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes: redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes. Nëse nuk diktohet njeri për rreth 20 minuta, sistemi kthehet vetiu në modalitetin e kursimit të energjisë.

Përfitimet

  • Syri inteligjent për 2 zona

    Syri inteligjent për 2 zona

    Rryma e ajrit dërgohet në një hapësirë të ndryshme nga ajo ku ndodhet personi për momentin. Nëse nuk diktohet asnjë person, njësia kalon automatikisht në cilësimin e efikasitetit të energjisë.

  • Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes

    Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes

    Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes. Nëse nuk diktohet njeri për rreth 20 minuta, sistemi kthehet vetiu në modalitetin e kursimit të energjisë.

  • Qetësi pëshpërime

    Qetësi pëshpërime

    Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.

  • Kontrollues online përmes aplikacionit

    Kontrollues online përmes aplikacionit

    Kontrolloni njësinë tuaj të brendshme nga çdo vendndodhje përmes aplikacionit.

  • Modaliteti ekonomik

    Modaliteti ekonomik

    Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.

  • Modaliteti i caktuar për natën

    Modaliteti i caktuar për natën

    Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Modaliteti i komoditetit

    Modaliteti i komoditetit

    Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.

  • Modaliteti i fuqishëm

    Modaliteti i fuqishëm

    Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)

  • Qarkullimi 3-D i ajrit

    Qarkullimi 3-D i ajrit

    Kombinon rrotullimin automatik vertikal dhe horizontal dhe mundëson qarkullimin e një rryme të ngrohtë/të freskët ajri deri në cepat më të largët të hapësirave të mëdha.

  • Rrotullimi automatik vertikal

    Rrotullimi automatik vertikal

    Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.

  • Rrotullimi automatik horizontal

    Rrotullimi automatik horizontal

    Mundësi përzgjedhjeje e lëvizjes automatike horizontale të fletëve të shkarkimit të ajrit, për qarkullim ajri dhe shpërndarje temperature uniforme.

  • Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër aromatizues prej apatiti titani

    Filtër aromatizues prej apatiti titani

    Kap grimcat e pluhurit në ajër dhe substancat e dëmshme kimike organike siç janë bakteret, viruset dhe substancat alergjike dhe heq aromat e këqija p.sh. të duhanit dhe kafshëve shtëpiake.

  • Programuesi javor i kohës

    Programuesi javor i kohës

    Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.

  • Programues kohe për 24 orë

    Programues kohe për 24 orë

    Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh

  • Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.

  • Telekomanda me kabllo

    Telekomanda me kabllo

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.

  • Kontrolli i centralizuar

    Kontrolli i centralizuar

    Nis, ndalon dhe rregullon disa kondicionerë ajri nga një pikë qendrore.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

Detajet teknike

Dokumentimi

Udhërrëfyes për instalim
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Udhëzimi i përdorimit
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Deklarimi
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.