FTXG-J-S / 2MXS-H

Karakteristikat e produktit

  • Shkrirje e veçantë e dizajnit ikonik dhe perfeksionit inxhinierik me një sipërfaqe elegante prej alumini i lyer ose në ngjyrë të bardhë kristali të shndritshme.
  • Me 1 njësi të shumëfishtë të jashtme mund të lidhen deri në 2 njësi të brendshme; të gjitha njësitë e brendshme mund të kontrollohen më vete dhe nuk kanë nevojë të instalohen në të njëjtën dhomë apo në të njëjtën kohë
  • Modaliteti i komfortit garanton punë pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup
  • Mund të lidhen lloje të ndryshme njësish të brendshme: p.sh. të montuara në mur, kasetë këndore e montuar në tavan, njësi e fshehur në tavan
  • Programuesi javor i kohës mund të vendoset për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore
  • Njësitë e jashtme janë të pajisura me një kompresor me rrotullim, i njohur për zhurmë të ulët dhe efikasitet të lartë energjie.
  • Telekomanda me rreze infra të kuqe është e thjeshtë në përdorim dhe e pajisur me një funksion kohe që ju mundëson të programoni njësinë të fillojë ose ndalojë në kohën që ju dëshironi.
  • Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme: Butoni "Silent" në telekomandë e ul zhurmën e funksionimit të njësisë së brendshme me 3dBA.
  • Përdorimi i njësive të jashtme të llojit inverter në një sistem të kondicionimit të ajrit me një efikasitet të lartë energjie dhe me një nivel shumë të ulët zhurme
  • Sensori i lëvizjes kursen energji për ato dhoma ku nuk ka njerëz: kur dhoma është bosh, njësia kalon në modalitetin ekonomik pas 20 minutash dhe rinis punë kur një person hyn në dhomë.
  • Modaliteti i natës kursen energji duke ndaluar mbiftohjen ose mbinxehjen gjatë natës.
  • Njësitë e jashtme Daikin janë të rregullta, të forta dhe mund të montohen lehtë në çati, në tarracë ose thjesht të vendosen në një mur të jashtëm.
  • Modaliteti i fuqishëm mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e paracaktuar.
  • Filtri fotokatalitik për pastrimin e ajrit prej apatiti titani i heq grimcat mikroskopike të ajrit, shpërbën fuqishëm erërat dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve, viruseve, mikrobeve, duke siguruar kështu një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër
  • Kohëmatësi 24 orësh mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh

Përfitimet

  • Efikasiteti energjetik

    Efikasiteti energjetik

    Njësitë që kursejnë energji: etiketim i klasit A të energjisë për të gjithë gamën.

  • Inverteri

    Inverteri

    Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.

  • Modaliteti ekonomik

    Modaliteti ekonomik

    Ul konsumin e energjisë në mënyrë që të mund të përdoren aparaturat e tjera që kërkojnë sasi të madhe energjie. Ky funksion mundëson gjithashtu kursimin e energjisë.

  • Sensori i lëvizjes

    Sensori i lëvizjes

    Kursen energji për ato dhoma ku nuk ka njerëz: kur dhoma është bosh, njësia kalon në modalitetin ekonomik pas 20 minutash dhe rinis punë kur një person hyn në dhomë.

  • Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes

    Kursimi i energjisë në modalitetin e pritjes

    Redukton konsumin e energjisë deri në 80% kur qëndron në modalitetin e pritjes. Nëse nuk diktohet njeri për rreth 20 minuta, sistemi kthehet vetiu në modalitetin e kursimit të energjisë.

  • Modaliteti i caktuar për natën

    Modaliteti i caktuar për natën

    Kursen energji duke parandaluar ftohjen ose ngrohjen e tepërt gjatë natës.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Modaliteti i komoditetit

    Modaliteti i komoditetit

    Garanton funksionim pa korrente ajri dhe ndalon që ajri i ftohtë ose i ngrohtë të fryjë direkt mbi trup.

  • Modaliteti i fuqishëm

    Modaliteti i fuqishëm

    Mund të përzgjidhet për ngrohje ose ftohje të shpejtë; pasi fiket modaliteti i fuqishëm, njësia kthehet në modalitetin e caktuar më parë.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Qetësi pëshpërime

    Qetësi pëshpërime

    Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.

  • Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Funksionimi pa zhurmë i njësisë së brendshme

    Butoni "Silent" në telekomandë ul zhurmën gjatë funksionimit të njësisë së brendshme me 3dB(A)

  • Modalitet i qetësisë së natës

    Modalitet i qetësisë së natës

    Ul automatikisht zhurmën e funksionimit të njësisë së jashtme gjatë natës me 3dB(A) duke eliminuar një tel urë të njësisë së jashtme. (Njësitë e jashtme të shumëfishta vetëm në modalitetin e ftohjes).

  • Rrotullimi automatik vertikal

    Rrotullimi automatik vertikal

    Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.

  • Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Shpejtësia automatike e ventilatorit

    Përzgjedh automatikisht shpejtësinë e nevojshme të ventilatorit për të arritur ose për të ruajtur temperaturën e përcaktuar.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (5 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër aromatizues prej apatiti titani

    Filtër aromatizues prej apatiti titani

    Kap grimcat e pluhurit në ajër dhe substancat e dëmshme kimike organike siç janë bakteret, viruset dhe substancat alergjike dhe heq aromat e këqija p.sh. të duhanit dhe kafshëve shtëpiake.

  • Programuesi javor i kohës

    Programuesi javor i kohës

    Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.

  • Programues kohe për 24 orë

    Programues kohe për 24 orë

    Mund të programohet për të nisur funksionimin në çdo kohë brenda një periudhe prej 24 orësh

  • Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Telekomandë me rreze infra të kuqe

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit nga distanca.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

  • Përdorimi me disa modele

    Përdorimi me disa modele

    Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.

  • VRV për përdorim rezidencial

    VRV për përdorim rezidencial

    Deri në 9 njësi të brendshme (edhe të madhësive të ndryshme dhe deri në kategorinë 71) mund të lidhen me një njësi të vetme të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të përdoren individualisht në të njëjtin regjim.

Dokumentimi

Sorry, we could not find any documents.