Karakteristikat e produktit

  • Njësi kompakte (230 mm e lartë dhe; 652 mm e thellë), mund të montohet lehtë në hapësira të ngushta të tavanit
  • I fshehur mirë në tavan: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
  • Funksionim i qetë si pëshpërimë: niveli i presionit të zhurmës ulet deri në 28 dBA
  • Drejtimi i thithjes së ajrit mund të ndryshohet nga thithja prapa në thithjen poshtë
  • Për montim të thjeshtë, ena e kullimit mund të vendoset në të majtë ose në të djathtë të njësisë
  • Njësitë e jashtme për përdorim me disa modele.
  • Mund të lidhen lloje të ndryshme njësish të brendshme: p.sh. të montuara në mur, kasetë këndore e montuar në tavan, njësi e fshehur në tavan
  • Përdorimi i njësive të jashtme të llojit inverter në një sistem të kondicionimit të ajrit me një efikasitet të lartë energjie dhe me një nivel shumë të ulët zhurme
  • Njësitë e jashtme Daikin janë të rregullta, të forta dhe mund të montohen lehtë në çati, në tarracë ose thjesht të vendosen në një mur të jashtëm.
  • Njësitë e jashtme janë të pajisura me një kompresor me rrotullim, i njohur për zhurmë të ulët dhe efikasitet të lartë energjie.

Përfitimet

  • Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji

  • Qetësi pëshpërime

    Qetësi pëshpërime

    Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.

  • Inverteri

    Inverteri

    Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (2 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër ajri

    Filtër ajri

    Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.

  • Programuesi javor i kohës

    Programuesi javor i kohës

    Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.

  • Telekomanda me kabllo

    Telekomanda me kabllo

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

  • Përdorimi me disa modele

    Përdorimi me disa modele

    Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.

  • VRV për përdorim rezidencial

    VRV për përdorim rezidencial

    Deri në 9 njësi të brendshme (edhe të madhësive të ndryshme dhe deri në kategorinë 71) mund të lidhen me një njësi të vetme të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të përdoren individualisht në të njëjtin regjim.

Dokumentimi

Katalogu
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.

Deklarimi
Shkarko gjuhën

Na vjen keq, ne nuk gjetëm asnjë dokument në këtë kategori.