FAQ-B / RZQ-C

Karakteristikat e produktit

  • Disponohet në 20 dhe 25 kW
  • Mund të montohet me lehtësi si në projektet e reja, ashtu dhe në projektet e rinovimit
  • Ripërdorimi i teknologjisë ekzistuese R-22 ose R-407C
  • Rrotullimit automatik vertikal i lëviz krahët e shkarkimit nga lart-poshtë për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën
  • Ajri shpërndahet lehtësisht lart dhe poshtë falë 5 këndeve të ndryshme të shkarkimit që mund të programohen nëpërmjet telekomandës
  • Garanton funksionimin në modalitetin e ngrohjes deri në -15°C
  • Modaliteti standard i qetësisë së natës
  • Si fletët horizontale, ashtu dhe paneli i përparmë, mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi
  • Funksionet e mirëmbajtjes mund të kryhen lehtë nga pjesa e përparme e njësisë
  • Gjatësia maksimale e tubacioneve deri në 100 m
  • Gamë e gjerë njësish të brendshme që lidhen
  • Diferenca maksimale e lartësisë së instalimit deri në 30 m

Përfitimet

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Inverteri

    Inverteri

    Kompresorët inverter rregullojnë vazhdimisht shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës aktuale. Më pak ndezje dhe fikje që konsumojnë energji sjellin ulje të konsumit të energjisë (deri në 30%) dhe temperatura më të qëndrueshme.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Rrotullimi automatik vertikal

    Rrotullimi automatik vertikal

    Mundësi përzgjedhjeje e rrotullimit automatik vertikal të krahëve të shkarkimit të ajrit për shpërndarje efikase të ajrit dhe temperaturës në të gjithë dhomën.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (2 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër ajri

    Filtër ajri

    Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

  • Kompleti i pompës së kullimit

    Kompleti i pompës së kullimit (opsional)

    Lehtëson tharjen e avullit të kondensuar nga njësia e brendshme.

  • Përdorimi çift dysh/tresh/i dyfishtë

    Përdorimi çift dysh/tresh/i dyfishtë

    2, 3 ose 4 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme funksionojnë brenda të njëjtit modalitet të ngrohjes ose ftohjes nga një telekomandë.

Dokumentimi