Aty ku inovacioni takon kreativitetin.
Pse të zgjidhni Stylish?
Projektuar për komoditet
Stylish është kombinim i dizajnit të shkëlqyer dhe teknologjisë për të ofruar një zgjidhje klime të vlerësuar me çmim për çdo enterier.
Zgjidhje premium për klimën
Me Stylish, Daikin balancon funksionin dhe estetikën për të krijuar një produkt inovativ që i përshtatet çdo enterieri.
Teknologjitë
Për të krijuar një njësi inovative me montim në mur, Daikin përdor teknologjitë e zhvilluara brenda kompanisë për të garantuar performancë maksimale dhe funksionim të sigurt.
Kontroll inteligjent i klimës
Mund ta menaxhoni njësinë Stylish duke përdorur smartfonin tuaj ose telekomandën me rreze infra të kuqe.
Dizajni i vlerësuar me çmim
Frymëzuar nga pararendëset e veta, Daikin Emura dhe Ururu Sarara, Stylish fitoi Good Design Award për pamjen e vet inovative dhe kapacitetet funksionale. Ky çmim e vlerëson gjithashtu Stylish për aftësinë e saj për të arritur standarde të reja komoditeti dhe energjie në industrinë e HVAC-R. Stylish ka fituar një IF Design Award dhe Reddot Product Design Award për dizajnin e vet inovativ. Këto çmime janë dy prej kompeticioneve më prestigjioze dhe më të mëdha të dizajnit në botë.
E disponueshme në 2 ngjyra: e bardhë dhe e zezë mat
Një dizajn kompakt dhe funksional i përshtatshëm për çdo enterier.
Dizajn me stil
- Përdoruesit mund të zgjedhin mes tre ngjyrave të veçanta (e bardhë, e argjendtë dhe dru i zi)
- Këndet e harkuara krijojnë një dizajn minimalist dhe që kursen hapësirë
- Dimensionet e holla e bëjnë atë njësinë me dizajnin më kompakt në treg
- Paneli i thjeshtë mundëson variacione në teksturë dhe ngjyrë për t’u gërshetuar me lehtësi në çdo dhomë
Dizajn inteligjent dhe efikas
- Sensorët inteligjentë optimizojnë performancën
- Efekti “koanda” optimizon shpërndarjen e temperaturës së dhomës
- Ventilatori i përmirësuar ofron efikasitet të lartë me nivele të ulëta zhurme
- Teknologjia e përparuar arrin më shumë komoditet dhe efikasitet në energji
Një pamje më nga afër brenda Stylish,
dhe teknologjive që përdoren
Kontroll inteligjent i klimës kudo që të shkoni
Mund ta menaxhoni njësinë Stylish duke përdorur smartfonin tuaj. Thjesht lidhuni me Wi-Fi dhe shkarkoni aplikacionin Daikin Residential Controller që të filloni të krijoni klimën tuaj të përkryer.
E RE! Tani e disponueshme me kontroll zanor përmes Amazon Alexa ose Google Assistant