Komoditeti inteligjent me FTXM-M

Komoditeti inteligjent me FTXM-M

Zgjidhja inteligjente, e sigurt dhe ekologjike për klimën për nevojat tuaja për ngrohje, ftohje dhe purifikim të ajrit.

efikasitet në energji

Efikasitet në energji

  • E disponueshme me teknologjinë Bluevolution për të reduktuar më tej ndikimin tuaj në mjedis
  • Furnizim me 80% energji të rinovueshme nga ajri dhe 20% energji elektrike
  • Teknologjia me inverter rrit kursimet e energjisë deri në 30%
  • Syri inteligjent për 2 zona dhe regjimi Econo reduktojnë konsumin e tepërt
A++

Daikin Flash Streamer e bën ajrin 3 herë më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të freskët

Promovoni një sistem të shëndetshëm imunitar dhe thithni ajër të pastër dhe të freskët. Daikin Flash Streamer përdor elektronet për të aktivizuar reaksionet kimike dhe për të shpërbërë mykun dhe viruset. Ky proces redukton simptomat e astmës dhe alergjive duke e bërë ajrin tuaj pa agjentë alergjikë.

Daikin Flash Streamer
always-in-control-1.png
 

Gjithmonë në kontroll

Shkarkoni aplikacionin Daikin Online Controller, lidhni FTXM-M me Wi-Fi dhe kontrolloni klimën tuaj kudo që të jeni. Është shumë e thjeshtë.

syri inteligjent

Projektuar për komoditetin tuaj

Syri inteligjent për 2 zona përdor sensorë për të zbuluar personat dhe për ta drejtuar ajrin larg tyre për të krijuar qarkullimin e përkryer të ajrit. Sistemi ynë kalon automatikisht në regjimin e kursimit të energjisë kur ai zbulon se në dhomë nuk ka njeri.

Komoditet optimal

Secili sistem ngrohjeje është projektuar të punojë aq mirë, sa harroni se ndodhet aty. Kontrollet inteligjente dhe zhurma e qetë si pëshpërimë i bëjnë zgjidhjet e Daikin shokun më të mirë të shtëpisë që do të keni ndonjëherë...

lidhje multi

Për një ose më shumë dhoma; zgjedhja është juaja

Me sistemet Multi të Daikin, ju mund të lidhni deri në 5 njësi të brendshme me 1 njësi të jashtme. Secila njësi e brendshme mund të kontrollohet individualisht.

Kontroll komod i klimës

Pompat e nxehtësisë nxjerrin nxehtësinë ekzistuese nga ajri, që e bën ngrohjen e shtëpisë suaj një proces efikas në energji.

Kondicionim ajri efikas në energji

Furnizuar me energji të rinovueshme dhe pajisur me teknologjinë me inverter të krijuar nga ne, kondicionimi i ajrit nuk konsumon më sasi të mëdha energjie.

Ajër i pastër dhe i shëndetshëm

Daikin Flash Streamer heq grimcat e pluhurit, agjentët alergjikë, aromat, bakteret dhe viruset, duke e mbajtur ajrin tuaj të shëndetshëm dhe të pastër.

Mësoni më shumë