Daikin | Rregullorja e gazit F

Rregullorja e gazit F

Rregullorja e gazit F dhe çfarë do të thotë kjo për tregun e HVAC-R

Nuk ka ndalim të HFC, por një heqje graduale nga qarkullimi, pse?

Pse heqje graduale nga qarkullimi?

›› BE-ja dëshiron të reduktojë ndikimin në mjedis të gazeve F, duke reduktuar konsumin e ekuivalentit të CO2 të HCF-ve

Nuk ka as ndalim, as heqje graduale nga qarkullimi:

›› HFC-të janë të rëndësishme në shumë aplikime për shkak të efikasitetit në energji, sigurisë dhe avantazheve ekonomike
›› HFC-të janë hequr gradualisht nga qarkullimi në një nivel që lejon rritjen e qëndrueshme dhe investimet, përtej vitit 2030

Heqja graduale nga qarkullimi e gazit F

Matja e HFC-ve në ekuivalente të CO2

Objektivat e heqjes graduale nga qarkullimi janë shprehur në ekuivalente të CO2 [= kg x GWP] dhe nuk janë specifike për agjentët ftohës. Legjislacioni nuk ndalon plotësisht ndonjë agjent ftohës specifik. Kjo do të thotë se nuk ka dyshim se do të ketë në dispozicion agjentë ftohës përkatës gjatë jetëgjatësisë së çdo pajisjeje (p.sh. R-410A për sistemet DX).

Matja e HFC-ve në ekuivalente të CO2
  1. Skema e heqjes graduale nga qarkullimi për gazin e ri HFC. Gazi i ripërdorur HFC nuk është subjekt i skemës së heqjes graduale nga qarkullimi, prandaj kërkesa totale është mbi këtë linjë.
  2. Ulja më e madhe është jashtë tregjeve të kondicionerëve (p.sh. R-404A për ftohje frigoriferike).
  3. Rritja në përdorimin e R-32 si alternativë ndaj R-410A.
  4. R-410A rezervohet për aplikime specifike, p.sh. VRV, ...

Ne jemi një hap përpara rregulloreve të gazit F

Mjedisi ka një vend të veçantë në zemrat tona, prandaj luan një rol shumë të rëndësishëm në filozofinë e korporatës sonë. Ne jemi liderë në legjislacionin mjedisor dhe në inovacion sepse produkte tona:

Përdorin agjentë ftohës me GWP të ulët

  • R-410A (2087,5) ◊ R-32 (675): - 68%
  • R-404A (3922) ◊ R-407H (1495): - 62%
  • R-134a (1430) ◊ R-1234ze(E) (7): - 95%

Kanë një mbushje të reduktuar

  • Deri në 30% ulje falë R-32
  • Të paktën 15% ulje falë mikrokanalit

Ripërdorim i agjentit ftohës në përfundim të jetëgjatësisë

  • R-410A do të jetë i disponueshëm gjatë jetëgjatësisë së instalimeve

Nuk ka ndalim të përgjithshëm për agjentët ftohës, por disa aplikime kanë limite të GWP

Shembuj të limiteve të GWP në sektorin e HVAC-R ›› Daikin e ka përgjigjen që sot!

Limitet e GWP në aplikimet e reja

  • Kondicionerët split me mbushje me agjent ftohës nën 3 kg
    › Limiti i GWP prej 750 nga 2025
    Veprimi i Daikin si lider në treg, duke kaluar nga R-410A në R-32 (GWP 675)
    › Limiti i GWP për kondicionerët portativë: 150
  • Asnjë limit për kondicionerët split mbi 3 kg
  • Asnjë limit për sistemet multi split/VRV
  • Pajisjet stacionare frigoriferike
    › Nga viti 2020: një ndalim mbi agjentët ftohës me GWP > 2500
    › Nga viti 2022: Limiti i GWP prej 150 mbi sistemet frigoriferike multipack të centralizuara për përdorim tregtar me kapacitet 40 kW ose më shumë
    › Përveç sistemeve kaskadë ku qarkullimi kryesor i agjentit ftohës ka limit të GWP prej < 1500

Limitet e GWP në kryrjen e shërbimit të instalimeve

  • Asnjë ndalim shërbimi për sektorin e ngrohjes
  • Asnjë ndalim shërbimi për sektorin e kondicionerëve
  • Ndalim shërbimi për të gjitha pajisjet frigoriferike me mbushje agjenti ftohës > 40 TCO2 eq (p.s. sistem R-404A 10 kg)
    › Përdorimi i agjentit ftohës të ricikluar lejohet deri më 1.1.2030
    › Përdorni një agjent me GWP të ulët për të zëvendësuar agjentin ftohës ekzistues (p.sh. Daikin: përdorni R-407H për të zëvendësuar R-404A)

Shkarkoni fletëpalosjen tonë të gazit F

Artikujt përkatës